“Just Another Christmas”

Eja shiko ç’ka bërë Zoti

laura-storyPër shumë persona Krishtlindja mund të jetë kthyer në një stinë monotone, ku nuk ka aspak gëzim, madje përkundrazi ka dhe më shumë stres se gjatë gjithë vitit. Ndoshta kjo mund të jetë thjesht një tjetër Krishtlindje. 25 Dhjetori i kalendarit do të shënojë një ditë pushimi, por rrëmuja që e paraprin është e madhe.

Kantautorja Laura Story është ndjerë kështu ndaj ka dashur që këtë vit të sfidojë veten por jo vetëm. Ajo ka shkruar vargjet e një kënge festive që na shtyn të përjetojmë historinë e Krishtlindjes. Laura thotë: “Gjithmonë i kam dashur festat, por festa e Krishtlindjes vitet e fundit ka qenë paksa ndryshe për ne. Së pari është e pamundur të ketë një ‘Natë e qetë’ me tre fëmijë të vegjël. Por ndryshimi më i madh tek unë ka qenë përjetimi i Krishtlindjes nga vajza ime Xhilli. Më ka sfiduar teksa kam parë gëzimin e saj kur var zbukurimet në pemë apo gëzimin në fytyrë kur i këndon këto këngë Krishtlindjeje për herë të parë. Kjo më bën të mendoj për zemrën time, ‘A mos e kam humbur magjinë e Krishtlindjes?’. Kjo është pyetja që më ka shtyrë të sfidoj veten këtë vit dhe dëshiroj t’ju ftoj dhe ju. Mos lejo që kjo të jetë thjesht një tjetër Krishtlindje. Në vend që të shkosh bashkë me rrjedhën pyet veten, ‘Si do të dukej festimi i lindjes së Krishtit ndryshe nga çdo herë tjetër?’. Ju mund të shërbeni në këto pushime, ka shumë familje në nevojë, në lagjen tonë por dhe rreth a qark botës. Ose ndoshta është çasti për t’u takuar me miq apo familjarë që keni vite pa i parë. Ndoshta duhet të bëni një telefonatë që keni kohë që e shtyni, por që e dini se është gjëja e duhur për t’u bërë. Ndoshta thjesht leximi i historisë së lindjes së Jezusit përpara hapjes së dhuratave mëngjesin e krishtlindjes, si një mënyrë për të pranuar kuptimin e vërtetë të asaj dite. Nuk e di se cila është zgjedhja juaj por e di që fillon me këtë vendim, Mos lejo që kjo të jetë thjesht në tjetër Krishtlindje. Kjo jo për hir të festës, por për shkak të kësaj historie Emanuelit, Perëndia me ne. Për shkak të foshnjes së lindur për të qenë shpëtimtari i gjithë njerëzimit. Kjo është historia që ka sjellë ndryshim në jetën time. Ai është i denjë për festën, ndaj bashkohuni me mua këtë Krishtlindje, dhe mos lejoni që të jetë thjesht një tjetër Krishtlindje.”

Sot është Dita e parë
Noel - Krishtlindje

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>