Lexo: Fjalët e Urta 1:5-9; 1 Pjetrit 5:5-6hd-wallpaper-kids-chasing

Kur Adi i vogël bërtiti me të madhe, nëna nxitoi në kopshtin e pasmë të shtëpisë që të shihte se çfarë kishte ndodhur. Duke mbajtur në dorë një copë xhami të thyer, Tina tha: “Unë thjesht i mora këtë xhamin e thyer. Adi e gjeti përtokë dhe do ta fuste në gojë. Unë e ndalova. Po kjo gjë nuk i pëlqeu.”

Nëna e mori në krahë djalin e vogël dhe tha: “Tina, të falënderoj që u tregove kaq e kujdesshme me të. E ke shpëtuar nga një plagë e madhe.”.

Tina ngriti supet duke thënë: “Po, por Adi nuk e vlerësoi fare këtë. Ai mendoi se po sillesha keq.”.

Nëna e pa dhe i tha: “E di. Në fakt ai është thjesht një fëmijë. Fëmijët nuk e kuptojnë gjithmonë kur i ndihmon.”. Ajo i buzëqeshi Tinës dhe shtoi: “Ti më ndihmove shumë sot duke u kujdesur për Adin, por tani atij i ka ardhur ora për të fjetur. Si thua sikur të shkosh dhe të luash pak me Kejsin?”. Tina u përgjigj: “Kejsi është zemëruar me mua. Në fakt ishte zemëruar me mamin e saj sepse i kishte kërkuar të fikte televizorin dhe të mos e shikonte emisionin që ata shikonin si familje para se të bëheshin të krishterë.

 Kur unë i thashë se mami i saj kishte të drejtë dhe që as mua nuk më lejohej ta shihja emisionin sepse nuk ishte i mirë, Kejsi u zemërua.”.

Butësisht nëna i tha: “Sa keq. Përpiqu të kuptosh që ajo nuk ka shumë kohë që është shpëtuar, dhe duhet të kesh durim me të. Ajo është një foshnjë në besim.”.

Por Tina e pyeti: “Domethënë, ndonjëherë ajo do të mërzitet ashtu si u mërzit Adi kur i largova copëzën e thyer të xhamit?”.

Nëna u përgjigj: “Kur dikush përpiqet t’i ndihmojë të krishterët e rinj dhe t’i ruajë nga gjërat e rrezikshme, ata mund të kundërshtojnë dhe të zemërohen sepse nuk mund të jetojnë ashtu siç duan. Ata mund ta kundërshtojnë drejtimin nga të krishterët e rritur.”. Nëna tundi kokën dhe vazhdoi: “Ka edhe nga ata që kanë kohë që janë bërë të krishterë, por që nuk iu pëlqen ta pranojnë ndihmën.”.

Kur Tina mendoi për këtë, ajo e dinte që nuk i pëlqente gjithmonë këshilla e prindërve ose e të rriturve të tjerë. Ajo tha me vete: “Shpresoj që të mos sillem shpesh kështu! Do të përpiqem të jem më e durueshme me Kejsin dhe do të përpiqem t’i dëgjoj të krishterët e tjerë kur të më thonë diçka.”.

Po ti e pranon këshillën dhe ndihmën që të ofrojnë prindërit? Pastori? Mësuesi i shkollës të së dielës? Gjyshërit apo të krishterët e tjerë të rritur në besim? Ata kanë më shumë eksperiencë në jetë dhe e njohin më mirë rrezikun dhe dredhitë e Satanit. Ji i hapur ndaj drejtimit të tyre.

Pranoje këshillën nga një besimtar i rritur!

Shpërndarja e gazetave
Dieta e duhur

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>