Calling all fathers

Run to your children

We’ve fallen asleep and Darkness has come

We will find strength in the name of Jesus

Calling all fathers WAKE UP Wake up…”

toddsmithNë albumin e tij solo “There’s A light” (Ka një dritë) kantautori Todd Smith ka shkruar një këngë të titulluar “Calling All Fathers” (Thirrje për gjithë baballarët) e cila sfidon gjithë baballarët të investojnë në jetët e fëmijëve të tyre.

Smith tregon se e ka shkruar këtë këngë me producentin Ed Cash ndërsa diskutonin për krizën morale me të cilën përballet shoqëria jonë. Todd tregon: “E dashuroj shumë faktin që jam baba. Kam pesë vajza, një prej tyre është në qiell dhe 4 janë këtu, ato sjellin kaq shumë gëzim në jetën time. Sa herë kthehem në shtëpi në fundjavë ato i japin kuptim mbrëmjes sime. Shpesh herë shikoj gjërat e mira që bëj si baba por pastaj ka dhe shumë gjëra të tjera ku nuk ndihem se jam i kualifikuar mjaftueshëm. Ato momente kur më duhet të vendos, të qëndroj dhe të drejtoj familjen time. Ideja për këngën, “Thirrje për gjithë baballarët,” erdhi si një sfidë që unë të jem babai që jam thirrur të jem, por në të njëjtën kohë që të inkurajoj baballarët e tjerë.

Ndaj nëse je i martuar apo rrit fëmijët i vetëm, shpresoj që kur ta dëgjosh këtë këngë të sfidojë dhe inkurajojë që të jesh babai që je thirrur. Mendoj që një nga fjalët më të fuqishme që mund të themi si baballarë është “Më vjen keq, e kisha gabim, të lutem më fal.” Ndoshta ndonjërit prej jush do ti duhet të telefononi fëmijët tuaj, e t’i tregoni se sa shumë i doni, ndoshta ka kaluar shumë kohë, por kape telefonin sepse ne besojmë në një Perëndi të shanseve të dyta, dhe fëmijët falin. Ndaj shpresoj që kur ta dëgjoni këtë këngë të flasë në jetën tuaj

Duket sikur ka shumë pështjellim dhe nganjëherë nuk e dimë se cili është qëndrimi që duhet të mbajmë. Një nga problemet më të mëdha në kombin tonë është mungesa e baballarëve, qoftë kjo në një shtëpi me një prind të vetë apo në familje ku në përgjithësi baballarët heshtin dhe nuk merren me fëmijët e tyre. Gjendja e vendit tonë më shtyu të pyes veten ‘Ku janë burrat, ku janë drejtuesit? “ Nëse ne burrat do të qëndrojmë të përkushtuar për t’u përulur dhe për të ecur me autoritetin e Fjalës së Zotit, kjo do të ishte një dëshmi e fuqishme në komunitetin tonë dhe në botën tonë, kjo do të kishte ndikim në familjet tona.

Në nivel personal kjo është një këngë që më shtyn të pyes veten se si po e trajtoj familjen time, a jam në nivelin e duhur. Ditë pas dite, pyes veten se si mund ta drejtoj më mirë familjen time. Jo gjithmonë ndjej se ja dal mirë por besoj se Perëndia që ma ka dhënë këtë përgjegjësi do të më pajis.

Si burra nga frika se dështojmë nuk krijojmë një marrëdhënie me fëmijët tanë për t’u mësuar atyre ne vetë se çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar. E kam shkruar këtë këngë duke pranuar se nuk jam ende i përsosur por në të njëjtën kohë sfidohem të jem një baba më i mirë. Ne jemi drejtuesit mësuesit dhe rojtarët e familjeve tona. Ndoshta në lagjen tonë ka fëmijë që kanë nevojë për mentorim dhe për figurën e një babai, ndaj merrni kohë për tu angazhuar me të tjerët.”

Sfida e kësaj këngë na nxit të pyesim veten, ‘A jam unë babai që Perëndia më ka thirrur të jem? Jo ai që isha dje, jo ai që do të jem nesër, por a jam sot, babai që Perëndia do të jem? A kam investuar mjaftueshëm në familjen time emocionalisht dhe shpirtërisht ashtu sikurse Perëndia më ka thirrur që ti drejtoj?’ Kujto se do të gjejmë forcë në emrin e Jezusit, ndërsa i bëjmë thirrje të gjithë baballarët të zgjohen.

 

 

 

 

7 Këngët më të mira të Krishtlindjes 2016
E mrekullueshme

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>