Lexo:Romakëve 8:16-17; 1 Pjetrit 1:3-5

Zoti Ndoni, një avokat, hapi një dosje dhe lexoi prej saj: “Dëshira e fundit dhe testamenti i Andrea Filip Bidollarit. Unë, Andrea Filip Bidollari, duke qenë në mendje të shëndoshë…”

Ani mendoi me vete: “Sa e çuditshme kjo që gjyshi ka thënë.”.  Ajo pa përreth zyrën e avokatit. Asaj i mungonte shumë gjyshi! Të gjithë dukeshin kaq të qetë, madje edhe fëmijët po qëndronin në heshtje.

Secilit prej nipërve dhe mbesave të mia i lë 5 milionë lekë që t’i përdorin për arsimimin e tyre,” lexoi avokati, dhe sytë e Anit u hapën. “Uau! Gjithë ato para për mua?” Ajo nuk arrinte ta besonte. Zoti Ndoni vazhdoi të lexonte. “Nipit tim, Uliks, i lë…”

Dhe kështu vazhdoi. Gjyshi i kishte përfshirë të gjithë në testament, dhe të gjithë fëmijët kishin marrë diçka të veçantë që i ndihmonte ata ta kujtonin gjyshin e tyre.

Ndërsa hynë në makinë pasi përshëndetën anëtarët e tjerë të familjes, Ani pyet: “Babi, a mund të shkojmë në fermë? Dua të shikoj Princeshën!” Gjyshi i kishte lënë asaj kalin e tij.

Babai tundi kokën duke pohuar: “Do të shkojmë. Unë dua të marr Biblën e gjyshit. Jam i gëzuar që ma la mua.” Kështu ata u nisën në fermë, ku Ani përkëdheli kalin e saj, ndërsa babai mori Biblën që kishte trashëguar.

Kur u kthyen në shtëpi, Ani kërkoi të shihte Biblën. Ajo i shfletoi me kujdes faqet e librit të vjetër dhe lexoi me zë: “Testamenti i Ri i Zotit tonë dhe i Shpëtimtarit Jezus Krisht!” Pastaj i tha nënës së saj: “Kjo është diçka e ngjashme me atë që zoti Ndoni tha këtë mëngjes. Mendoj se ai e quajti vullnetin e gjyshit ‘testament’, apo jo?”

Nëna pohoi me kokë. “Ashtu është. Ai është një dokument i rëndësishëm që tregon se çfarë i la gjyshi gjithsecilit nga anëtarët e familjes së tij, se çfarë ata kanë trashëguar. Testamenti i Ri është një dokument i rëndësishëm gjithashtu. Prej tij ne mësojmë se ata që e pranojnë Jezusin si Shpëtimtarin e tyre, bëhen anëtarë të familjes së Perëndisë. Po ashtu, ata kanë një trashëgimi që vlen, jetën e përjetshme dhe parajsën që i pret.”

“Dhe të gjithë mund ta kenë, apo jo?” pyeti Ani. Nëna iu përgjigj:

“Pikërisht! Perëndia ua ofron të gjithëve. Sa keq që shumë veta e refuzojnë atë që Jezusi ka bërë për ta dhe e humbasin trashëgiminë.”

Po ti a je fëmijë i Perëndisë me një trashëgimi qiellore? Nëse jo, pranoje tani që je një mëkatar dhe që nuk e meriton parajsën. Beso në zemër që Jezusi vdiq për ty. Rrëfeji mëkatet e tua dhe lutju Jezusit që të të falë. Ai do të të bëjë fëmijën e Tij, dhe një ditë ti do të jetosh trashëgiminë, lavditë e parajsës.

 

Lutu për trashgiminë tënde!

Koleksioni i buburrecave të Tonit (vazhdon)
I mpirë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>