TermetNjë tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur vendin. Lëkundjet ishin shumë të forta. Epiqendra ishte 10km nga Durrësi ku ka edhe dëmtime të shumta. Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët të cilët kanë dalë në rrugë. Durrësi ka qenë më i dëmtuari nga tërmeti i rënë në orën 03:55 ku një pallat është shembur. Për godina të shembura raportohet edhe në Kavajë dhe Thumanë.

Ndërkohë spitali i Traumës në Tiranë është i mbipopulluar pas tërmetit. Mësohet se ka arritur edhe një autoambulancë nga Kruja. Po ashtu raportohet se 6 persona janë paraqitur me plagë edhe në spitalin e Lezhës.


Sa i përket viktimave një fëmijë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e pallatit në Thumanë. Fëmija mësohet se është në gjendje të qëndrueshme, ndërkohë që jo zyrtarisht raportohet se një prej familjarëve të tij ka ndërruar jetë.
Po ashtu një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e pallatit të rrëzuar në Thumanë. Bëhet fjalë për trupin e një gruaje, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur. Kjo është viktima e dytë që regjistrohet në të njëjtin pallat të shembur në Thumanë. Dy viktimat e tjera janë në Durrës dhe Kurbin.


Radio 7 ka kontaktuar Presidentin e Vëllazërisë Ungjillore, Ylli Doçi i cili ka raportuar se VUSH do të jetë sot në Thumanë për të parë situatën dhe për të mobilizuar kishën për situatën e rënduar në Thumanë.
Në të gjithë vendin, në Tiranë, Durrës dhe Krujë, sipas të dhënave paraprake 150 qytetarë po marrin shërbim në spitale. Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë si në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë.


Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nëpërmjet një deklaratë është shprehur se goditjet kryesore kanë kaluar, por duhet të qëndrojmë jashtë pasi pasgoditjet mund të shkaktojnë dëme.


Në të njëjtën kohë Ministra e Arsimit ka njoftuar se mësimi ditën e sotme nuk do të zhvillohet në të gjithë vendin. Fillimisht ishte lajmëruar që nuk do të bëhej mësim në Durrës dhe Tiranë, por në njoftimin e dytë bëhet me dije se nuk do të ketë mësim në të gjithë vendin.


Le të jemi në lutje dhe të kërkojmë mëshirën e Perëndisë për situata të tilla. Pavarësisht gjithçkaje, Perëndia është shkëmbi ynë.

Këshilla në rast tërmeti
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

Comments.

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X