Përpara se të dorëzohesh përballë të nxehtit dhe të fshihesh brenda shtëpisë për pjesën e mbetur të muajve të verës, ne do të të japim disa sugjerime. Këto këshilla ndihmojnë  për t’u  kujdesur për trupin tënd  e për t’u ndjerë i freskët gjatë verës.

1.Dallo shenjat

Kushtoji vëmendjen e duhur sinjaleve që trupi yt  dërgon. Dhimbjet e muskujve, dhimbja e kokës, dobësia, lodhja, konfuzioni dhe të përzierat,  janë të gjitha shenjat e sëmundjeve që lidhen me nxehtësinë. Nëse keni këto simptoma, hyni brenda dhe freskoni trupin tuaj menjëherë. Simptomat kanë më shumë gjasa të shfaqen në qoftë se je duke punuar jashtë në nxehtësi. Nëse punoni në një vend të tillë, kujdesuni të keni mjaftueshëm ujë më vete, syze dielli, kapelë dhe krem dielli. Gjithashtu sigurohuni të vishni rroba të lehta.

  1. Qëndro sa më pak jashtë

Përpiqu të shmangësh diellin e mesditës, zakonisht intervalin ndërmjet orës 10:00 dhe 14:00, pasi këto  janë orët më të nxehta të ditës. Nëse patjetër duhet të dalësh në këto orë, përpiqu të qëndrosh në hije, ose të freskohesh me ujë. Koha më e mirë për të dalë është mbrëmja.

  1. Pi ujë

Uji është më i miri për hidratim. Nëse dëshiron të alternosh shijet, provo çajin e ftohtë, limonadën, lëngun e portokallit, ose një pije sportive. Nëse do të ushtrohesh jashtë, pija sportive mund të jetë më e mirë për ty, pasi  zëvendësojnë natriumin, kaliumin dhe kloridin, që humbet kur djersin. Duhet të marrësh gjithmonë një shishe uji, madje të mbushur me akull, kudo që të shkosh.

  1. Mos u stërvit kur është nxehtë

Stërvitja në të nxehtë nuk është e mirë për trupin tënd. Stërvitja vetë, rrit temperaturën e trupit, dhe kësaj i shtohet edhe i nxehti i diellit. Ushtrimi në të nxehtë streson muskujt, pasi trupi qarkullon më shumë gjak në lëkurë në mënyrë që ta mbajë të freskët. Me më pak gjak në muskuj, rrahjet e zemrës rriten. Për një stërvitje më të mirë, dhe për të shmangur ngërçet e muskujve, stërvitu ose në mëngjes ose në mbrëmje.

  1. Përdor krem dielli

Ti ke nevojë të mbrohesh nga dielli. Kur ka nxehtësi ekstreme duhet të aplikosh SPF-në e duhur në mënyrë që të parandalosh kancerin e lëkurës dhe rrudhat të parakohshme. Dhe e di çfarë? Kremi  i diellit në të vërtetë ndihmon trupin të qëndrojë i ftohtë. Djegiet nga dielli, ulin aftësinë e trupit për tu freskuar vetë , gjë që bëhet më e rrezikshme në temperatura të larta.

Duke përdorur një  krem me SPF 30, ka shumë më pak të ngjarë të digjesh, dhe më shumë gjasa për të qëndruar i freskët më gjatë. Rekomandohet  më së shumti  përdorimi  i SPF 50, sepse mund të qëndrosh jashtë  pesëdhjetë minuta e nuk të duhet të  ripërdorësh kremin shumë shpesh.  Por nëse digjesh nga dielli, qëndron larg tij dhe përdor aloe vera.

  1. Vishu lehtë

Kjo nuk do të thotë që duhet të sakrifikosh stilin, por thjesht do të thotë që duhet të veshësh rrobat e duhura për ditët e nxehta. Mbani veshje të lirshme dhe ngjyra të lehta.

  1.  Freskohu

Përveçse të pish ujë ose pije sportive, nëse ndjen ndonjë simptomë prej nxehtësisë, shko në hije ose në një ambient të mbyllur, të freskët. Duhet të freskohesh , të heqësh veshjet e tepërta dhe të vendosësh peshqirë të lagur ose qese akulli në qafë, në dorë dhe në fytyrë. Nëse vazhdon të ndihesh jo mirë pas 30 minutash, duhet të  takohesh menjëherë me një mjek.

 

9 gjërat që studentët duhet të bëjnë gjatë pushimeve
Dialogu ndërkulturor

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X