Gjatë gjithë kohës dëgjojmë njerëz që thonë se nuk kanë kohën për të bërë disa gjëra. Mund të jemi ne një nga këta persona.  Ndoshta na mungon një kohë e qetë për të lexuar Biblën, për të medituar, për t’u kujdesur për veten, apo për të mbyllur punë të ndryshme që nuk kemi arritur ti bëjmë një natë më parë. Të gjithë ne kemi në dispozicion të njëjtën sasi kohe. Atëherë përse disa arrijnë të bëjnë vetëm një pjesë të gjërave të tjerët bëjnë shumë më shumë?

Ne justifikohemi vazhdimisht se nuk kemi kohë për të përmbushur gjërat. E vërteta është se nëse e duam diçka vërtetë shumë atëherë do të gjejmë kohë për të.  Duke u zgjuar në orën 5, mund të jeni duke i dhënë vetes të paktën 2 orë çdo ditë për të bërë diçka produktive. Një pjesë  e mirë mund të thonë tani: “epo unë shkoj vonë në shtrat”. Por vini re se çfarë ndodh në mbrëmje që ne qëndrojmë deri vonë. Pjesa më e madhe shohin televizor, ose vazhdojnë qëndrojnë në telefon dhe në përgjithësi vetëm shpërqëndrohemi nga gjërat që mund të jenë të rëndësishme për ne. Shumë nga njerëzit që janë të suksesshëm në përmbushjen e objektivave të tyre, zgjohen herët dhe krijojnë një rutinë.

Eksperimenti 5 AM

Kur ta nisni këtë eksperiment do të jeni të pasigurt nëse do të arrini të  çoheni në orën 05:00. Por do të kuptoni shumë shpejt se ka diçka fantastike nëse zgjoheni më herët se gjithë të tjerët. Duke qenë se do të bëni shumë gjëra në mëngjes, kjo do t’ju bëj gati për të përballuar siç duhet ditën.  Po mbushni 2 orë me  punë dhe po bëni gjërat që normalisht nuk do të ishin bërë derisa të mbërrinte sërish mbrëmja. Duke qenë se ndihesh i përmbushur në mëngjes, do të jesh gati të nisësh ditën duke e ditur se tanimë ke filluar të jesh që herët produktiv.

Duket se rrëmuja tërheq më shumë rrëmujë, por e njëjta gjw mund të thuhet edhe pwr produktivitetin. Produktiviteti sjell më shumë produktivitet. Një ndryshim i vogël sjell ndryshime të mëdha. Mësoni si të lexoni Biblën në mëngjes,të lexoni materiale të tjera, të ndiqni një aktivitet fizik, të punoni me një nga pasionet tuaja. Pasi zgjohesh për një muaj në orën 5 të mëngjesit ky do të bëhet një zakon kaq i natyrshëm. Për të gjitha nënat, qoftë ato që janë në punë ose ato që shërbejnë në shtëpi, dhe për të gjithë njerëzit që dëshirojnë të  bëjnë më shumë gjëra të vlefshme në jetën e tyre,  koha e mëngjesit është një kohë e cila mund të shpenzohet mirë.

Zgjidh një orë për të fjetur

Shumë shpejt do kuptojmë që nuk mund të qëndrojmë zgjuar deri në orën 12:00 dhe të zgjohemi në 5 të mëngjesit .  Kështu nuk do të flini siç duhet.  Është mirë të vendosim që të flemë në orën 10:00, kështu mund të flemë të paktën 7 orë gjumë. Disa njerëz mund të kenë nevojë për më shumë apo për pak gjumë. Ka shumë aplikacione që ju kujtojnë orën se kur duhet të flini.

Të kesh një qëllim

Hapi më  i rëndësishëm për t’u ngritur herët është që të kesh një arsye për të dalë nga shtrati. Një nga gjërat që na pengojnë më së shumti për t’u ngritur është se mendojmë se nuk kemi ndonjë arsye konkrete. Arsyeja jonë mund të jetë që duam më shumë kohë për të lexuar Biblën dhe për të kaluar një kohë të qetë. Mundohuni që të përcaktoni gjërat që doni të bëni që një natë më përpara, shkruani një listë me gjërat që keni planifikuar të bëni kur të ngriheni në mëngjes. Nëse nuk e shkruan këtë listë mund të anashkalosh çfarë duhet të bësh dhe ta gjesh veten në Facebook.

Mbaj pak ujë pranë shtratit

Një mënyrë e mirë për t’u zgjuar në mëngjes është që të pish pak ujë të freskët. Që një natë përpara vendosni në komodinën tuaj një gotë ujë për të nesërmen. Sapo të zgjoheni dhe të pini ujin atëherë gjumi do t’u dalë më shpejt.

Vendos një alarm

Mund të vendosësh alarmin në orën 05:00. Një nga gjërat që do të ndihmojë është ta vendosësh alarmin larg, që të duhet të çohesh nga krevati për ta fikur, kjo është një arsye për t’u ngritur nga shtrati dhe kështu nuk do ta fikësh dhe të qëndrosh akoma në shtrat. Nëse nuk beson se do t’i rezistosh gjumit të nesërmen,vendose alarmin larg.

Bëhu gati

Bëj një plan se çfarë do të bësh në mëngjes. Pavarësisht se cili është plani, bëj gati gjërat që të nevojiten. Për shembull nëse do të stërvitesh, atëherë bëj gati veshjet e nevojshme një natë më përpara. Sigurohu që të mos humbasësh kohë të nesërmen duke u sjellë vërdallë nëpër shtëpi për të gjetur gjëra nëpër errësirë.

Mite dhe fakte për ekzemën te bebet
7 të vërteta që të çlirojnë nga turpi

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X