A jeni ndjerë ndonjëherë të tradhëtuar nga familja, miqtë, partneri? Cilat janë disa ndjesi që ju shoqërojnë pasi jeni zhgjënjyer nga dikush?

Ne do ju ndihmojmë me disa këshilla për të rimarrë veten pasi jeni ndjerë të tradhëtuar.

1.Fshiji shenjat e tradhtisë.

Plagët e tradhëtisë mund të zhyten aq thellë në mendjen tonë dhe në ndërgjegjen tonë aq sa  mund të jetë shumë e vështirë për ti nxjerrë prej aty. Meditimi mund të ndihmojë për të arritur në rrënjën këtyre plagëve dhe të rifillojë procesin e shërimit. Psikologët sugjerojnë që ndërsa meditoni, të qëndroni në heshtje për disa minuta çdo ditë, të gërmoni në thellësinë e trurit tuaj dhe të fshihni kujtimet e vjetra apo mendimet që ju mbajnë peng.

2.Fal

Falja nuk do të thotë që ju pranoni sjelljen e gabuar të të tjerëve; kjo do të thotë të shkëputur nga dhimbja, frustrimi, dhe hidhërimi i varrosur brenda jush. Falja na çliron si një anije kur del nga moli. jeta është deti jonë i hapur, kur falim të kaluarën. Por sa kohë që ne ushqejmë urrejtje apo zemërim kundër të tjerëve, përparimi personal është mbytur. Përpiquni të falni një person çdo ditë.

3.Hidhe larg tradhëtinë

Mund të provoni këtë ushtrim: shkruani në një copë letër rastin tuaj më të keq të tradhëtisë. Përshkruani në letër emocionet, përshkruani momentin e tmerrshëm, dhe nxirrni në pah përmasat e ngjarjes. Nxirreni atë ngjarje nga “arkivat”tuaja, pa marrë parasysh se sa kohë më parë ka ndodhur. Pastaj, grise këtë letër dhe shpëtoni prej këtyre ndjenjave dramatike. Ose mund ta hidhni letrën në zjarr, ose hidheni në oqean, apo në koshin e plehrave. Tani nuk jam duke ju inkurajuar që të mbushni rrugët me shkronjat e tradhëtisë (apo të bllokoni tualetin tuaj), por dua që ju të eleminoni çdo gjurmë traumatike duke asgjësuar objektin që mban emocionet tuaja të errëta. ”

4.Filloni ngadalë besimin.

Besimi yt nuk u dëmtua në një ditë, kështu që nuk mund të rindërtohet në një kohë kaq të shkurtër. Si një “puzzle”, ju duhet të filloni të rikuperoni besimin tuaj ngadalë. Në fillim, mund ta keni të vështirë për ti besuar dikujt, por ngadalë dhe me siguri ju do të rizhvilloni një ndjenjë besimi në vullnetin e mirë të të tjerëve. Gjithçka që  ju duhet të bëni është të jeni të gatshëm për të rizbuluar besimin.

5.Gjej njerëz të tjerë që kanë besim.

Ju nuk jeni i vetmi që ka qenë i tradhtuar, dhe ju sigurisht nuk jeni i vetmi që dëshiron të rimarrë besimin e të tjerëve. Ka shumë njerëz të mrekullueshëm, të ndershëm që duan të fitojnë besimin tuaj. Rrethojeni veten me një grup njerëzish pozitiv në të njëjtën rrugë besnikërie si ju.

6.Rifitoni besim në veten tuaj

Personi i parë që ju duhet të besoni është vetja juaj. Zhvilloni një lidhje të fortë, të pathyeshme me besimet dhe parimet  tuaja. Beni një premtim të ri për veten tuaj çdo muaj. Mbani ato premtim pak nga pak me hapa të përditshme derisa të bëhet zakon. Sepse në qoftë se ju nuk mund të keni besim në veten tuaj, te cilët mund të keni besim atëherë?

7.Largohu nga njerëzit që nuk u beson.

Nuk ka arsye që të qëndrosh pranë njerëzve që nuk u ke besën. Nëse e ndjen se nuk mund t’i besosh plotësisht dikujt, duhet të kuptosh se nuk ke nevojë për këtë person në jetën tënde.  Duhet të jesh selektiv për njerëzit që përfshin në jetën tënde, pasi ndikojnë në mirëqënien tënde.  Nëse ngjitesh pas personave që nuk të inspirojnë besim, kjo vetëm do të bëjë që të mos besosh askënd më vonë. Largohu nga ata që nuk janë të duhurit për ty.

8.Mos tradhto.

Mbaj mende këtë frazë, bëji të tjerëve atë që do të doje që ata të të bënin ty. Mos e harro kurrë.  Pavarësisht nëse je tradhëtuar apo jo, mos merr mundimin të bësh të njëjtin gjë, për ta kthyer me të njëjtën monedhë.  Mos e bëj këtë as për të kënaqur egon tënde. Kjo mund të të fus në një cikël veprimesh që me kalimin e kohës nuk do të pëlqejnë aspak e do të shterrojnë shpirtërisht.

9.Ëndërro një të ardhme në të cilën nuk ka tradhëti.

Është në rregull të ëndërrosh. Të jesh i aftë të vizualizosh një të ardhme ideale , është një ndër gjërat më të bukura që  mund të bësh.  Imagjino për çdo ditë, se nuk do të lëndohesh kurrë më.  Lërja Zotit shqetësimin për të ardhmen tënde, e Ai do të sigurojë paqen tënde.  Zgjidh të mendosh gjëra të cilat i dëshiron dhe të bëjnë të ndihesh mirë.

10.Kontrollo emocionet e tua

Emocionet e tua mund të jenë miku ose armiku më i mirë që ke. Është e vërtetë se ato mund të konsiderohen si një ndër gjërat më të rëndësishme të ekzistencës,por kur shkojnë në ekstreme mund të dëmtojnë jetën tonë. Është e thjeshtë që ne të ngecim në mes të ndjesive tona, në vend që të shërohemi nga tradhëtia dhe të presim atë çfarë Zoti ka në dorë për ne të ardhmen, ne zgjedhim që të përfshihemi në vorbullën e emocioneve tona.  Në momentin që fiksohesh pas diçkaje që ka ndodhur në të shkuarën, me shumë mundësi do të ngecësh aty.  Por nëse mendon dhe e kupton se duhet të ecësh përpara, mund të fillosh të udhëheqësh emocionet e tua.

11.Merr një hap besimi

Merr nje vendim të bazuar mbi besimin e pastër. Mos fillo të analizosh më shuëm se ç’duhet për çfarë ka ndodhur. Ndiq zërin tënd të brendshëm, ndonjëherë mund të të thotë të heqësh dorë nga një punë që nuk është  e mirë për ty,  të lëvizësh në një tjetër shtëpi, apo të largohesh nga dikush me të cilin ke ndërtuar një marrëdhënie për të cilën je I  sigurt se nuk është e duhur.  Do të shohësh se kur vepron me besim në vend se me frikë, të çon në marrjen e vendimeve më të mira.

12.Besoju të paktën dy njerëzve në mënyrë të pakushtëzuar

Pavarësisht se duhet të jesh racional me besim tek të tjerët, zgjodh të paktën dy njerëzve që do t’u besosh pa limit.  Ata mund të jenë anëtarët e familjes tënde, bashkëshorti yt, miqtë e tu-  dy njerëz që mendon se nuk do të lëndonin.  Kjo do të japë bindjen se ka njerëz që kujdesen për ty vazhdimisht dhe se je i dashur.

13.Riafirmo besimin tënd ditë pas ditë

Çdo mëngjes kur të zgjohesh, kujtohu se kush kujdeset për ty, se në dorën e kujt është e ardhmja jote dhe se është dikush që nuk të ka tradhëtuar e që nuk do të tradhëtojë kurrë, që e ke shumë pranë, më pranë nga çdokënd tjetër. Largoji dyshimet nga mendja jote që në mëngjes dhe beso se gjithçka bashkëvepron për mirë për të gjithë ata që besojnë në emrin e Perëndisë.

Të fortë mendërisht
Si mund të shpërblejmë veten tonë?

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>