Të qëndrosh në shtëpi

Çfarë  mund të bëjmë përgjatë ditëve te ftohta, ku edhe lëvizja është e kufizuar për shkak të temperaturave? E vërteta është se jemi të detyruar të qëndrojmë ne shtëpi, por ekzistojnë disa mënyra  për t’u argëtuar dhe për të shijuar më të mirën nga e gjithë kjo situatë në dukje e pakëndshme.

1. Mund të flesh më shumë. Jepi një mundësi trupit dhe mendjes tende për t’u qetësuar.

2. Takohu me miqtë. Nëse ke mbetur brenda në shtëpi, mund t’i kontaktosh ata përmes Skype apo aplikacioneve të tjera që mund të realizojnë video telefonata. Mund të bësh edhe telefonata në grup. Kjo është një mundësi shumë e mirë për t’u rilidhur me ta, e te flasësh për gjëra që ndoshta keni kohë pa i përmendur.

3. Pastro dollapin tënd. Vendosi mënjane për t’i dhuruar gjërat që nuk të nevojiten.

4. Fillo të provosh aftësitë e tua në biznes. Nëse ke gjëra që nuk të nevojiten më, provo t’i shesësh ato online. Mund të përfitosh diçka prej kësaj.

5. Merr kohe për te parë një dokumentar interesant. Ose nëse dëshiron që të jesh produktiv gjatë një kohe me shi a me borë, mund të nisesh të mësosh gjëra që ofrohen online, ka informacione pa fund që mund te shfrytëzohen.

6. Fillo të shohësh ato programe televizive qe janë te preferuarit e tu. Disa programe duket se nuk vjetrohen. Kjo është koha më e mire për t’i parë sërish. Ka shume mundësi që nuk do të ngrihesh dot nga kolltuku deri sa të përfundojë i gjithë sezoni i serialit, apo programit që të pëlqen me shume.

7. Përpiqu të bësh një recete te re. Mund të shohësh disa nga programet që transmetohen e që flasin mbi gatimet e t’i provosh në kuzhinë. Përfshi edhe disa prej anëtareve te familjes nëse dëshiron që të duket me sfiduese dhe të jetë më shumë qejf.

8. Lexo një libër te mirë. Një libër që do të inspirojë e që do të bëjë te ëndërrosh, e të sjellësh një ndryshim ne jetën tende dhe në ambientin që të rrethon.

9. Bej blerje online. Kur ke gjëra urgjente që të duhen mund të fillosh të shohësh online. Punonjësit e dyqaneve e dinë se sidomos ne këto ditë njerëzit dëshirojnë te porosisin gjera nga shtëpia, kështu qe do të jene te gatshëm t’ju shërbejnë.

10. Luani lojëra. Koha më e përshtatshme për të luajtur me letra, monopoli apo shah.

11. Bëj ushtrime fizike në shtëpi. Mund të shohësh video me udhëzime në internet e të ndjekësh ushtrimet që janë më të përshtatshme për t’u organizuar në kushtet e shtëpisë. Zumba, për të gjithë ju që ju pëlqen të kërceni, mund të jetë një aktivitet ideal për t’u bërë në shtëpi.

12. Zgjidh fjalëkryqe ose bej teste personaliteti online. Koha kalon më shpejt, e do të ndihesh më mirë pas disa ushtrimeve që ndihmojnë mendjen.

13. Bëj diçka për dikë tjetër. Ndoshta një kolazh me foto, dhuro një ditar, ose thjesht shkruaj shkruaji një mesazh. Tregoji dikujt që ti e vlerëson faktin që ky person është prezent në jetën tënde.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI