Zoti do t’u japë një vizion më të fuqishëm  atyre që janë besnikë me atë gjë  që Ai u ka ngarkuar në këto momente. Bibla na mëson se Zoti shpërblen shërbyesit e Tij besnikë:

Dhe zoti i tij i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla; unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd”. ( Mateu 25:21)

Lajmi i mirë është se nuk është asnjëherë vonë  që të nisësh të ndjekësh vizionin e Zotit.  Ne jemi gjithmonë në momentin e duhur në jetët tona për të vendosur që të nderojmë Zotin dhe të gjejmë kënaqësi në Të.  Dhe kur ne e bëjmë këtë, ne do përjetojmë  vizionin e gjerë dhe plot gëzim të Zotit që punon në jetët tona.  Nënshtroju  Zotit këtë vit për të pranuar vizonin e Tij për jetën tënde, kështu që ju mund t’i sillni lavdi Atij.

Përgatiteni veten për të marrë vizionin  e Tij duke i kërkuar që të të  tregoj për planin e Tij në jetën tënde.

Kërko ndihmën e Frymës së Shenjtë për të tejkaluar kriticizmin, padurimin dhe sulmet frymërore me të cilat mund të përballesh  ndërkohë që ndjek vullnetin e Zotit. Ndërkohë që pret për përgjegjësi më të mëdha në Mbretërinë e Perëndisë, vazhdo që të qëndrosh besnik në gjërat e vogla që ke tani.

Lutje: Zot, më ndihmo që të qëndroj besnik në gjërat që Ti më ke besuar, edhe ne gjërat e vogla. Më ndihmo që të kuptoj vizionin Tënd për mua. Unë lutem në emër të Jezusit. Amen.

E tjetra që kërkohet nga administratorët, është që secili të gjendët besnik. (1 Korintasit 4:2)

Besnikëria
Gjërat e vogla

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>