First

“Para se të sjell nevojën time
Unë do të sjell zemrën time
Para se të ngre shqetësimet e mia
Unë do të ngre krahët e mi…

Fansat e muzikës u njohën për herë të parë më Lauren Daigle gjatë pjesëmarrjes së saj në American Idol. Më pas ajo publikoi këngën origjinale të Krishtlindjes “Light of The World,” (Drita e botës), pas saj këngën “How Can it Be” (Si ka mundësi) që u shndërrua në një hit.

Ajo çka është e veçantë për albumin debutues të kësaj artisteje është se ajo fton dëgjuesit në jetën e saj duke ndarë zemrën për adhurimin në çdo notë. Ndërsa ishte drejt fundit të realizmit të albumit të saj, Lauren ndjente se mungonte diçka. Ndaj filloi të lutej e të kërkonte atë këngë që Perëndia dëshironte për ta kompletuar albumin. Dikush i dërgoi një mesazh në Instagram të vargut që thotë: ‘Kërkoni së pari mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen.’.

Lauren tregon: “Vendosa të lexoja gjithë kapitullin dhe Mateu 6 na kujton të mos shqetësohemi. Perëndia kujdeset për barin e fushës dhe siguron gjithçka që kemi nevojë. Ishte sikur Perëndia po më inkurajonte me butësi se nuk kishte të bënte thjesht me një këngë, por kishte të bënte me mbretërinë e tij. Në atë çast i thirra Perëndisë dhe fillova të kërceja në apartamentin e mikes sime.  Isha aq e gëzuar dhe e dija se Perëndia do të bënte diçka.  Nuk kisha pse nxitohesha, duhej thjesht të pushoja, sepse fokusi ishte Mbretëria e tij.

Kjo ishte një këngë e shkruar në bashkëpunim me Mia Fieldes. Vendosëm që do të titullohej “First” (Të parin). Kjo është kënga e parë që shkruam në fillim të vitit dhe kënga e parë e albumit tim.

Udhëtimi im me Perëndinë së fundmi më ka mësuar shumë për frikën. Ne të gjithë përjetojmë presionin e kësaj bote. Unë jetoj nën presionin e perfeksionizmit. Kam vënë re se kjo ndikon dhe në marrëdhënien time me Zotin. Kur bëhet fjala për të marrë vendime të mëdha, nervozohem.

Perëndia më ka treguar se nuk është i ashpër karshi meje, për sa kohë që unë kërkoj atë të parin. Ndërsa e ndaja këtë me miqtë e mi, një prej tyre më tha, ‘Mendoj se Perëndia është më i interesuar për ty se sa për shtegun e tij për ty.’ Kjo solli ndryshim tek unë. Kur ne kërkojmë Perëndinë të parin, zbulojmë karakterin e tij.

Mikja im më tregoi se rrënja e mangësisë në vendimmarrje në jetën time, është frika. Ajo tha se është frika e njeriut, frika e dështimit dhe frika e zhgënjimit. Dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën. Kur kupton dashurinë e Perëndisë për ty, nuk ka më vend për frikën. Kjo bëri që të kërkoja më shumë për atë dimension të dashurisë së Perëndisë që nuk e kam zbuluar akoma.”

Kur e gjejmë identitetin dhe sigurinë tonë tek Ai dhe e kërkojmë atë vazhdimisht të parin. Kur kërkojmë dëshirat e tij, vullnetin e tij, karakterin e tij, atëherë asgjë tjetër nuk mund të zërë vend. Frika nuk mund të vijë drejt e nesh e të lulëzojë sepse dashuria e tij e largon. Ne duhet të fokusohemi tek dashuria e përsosur e Perëndisë. Të fokusohemi tek mbretëria e tij. Unë fillova të gjej identitetin tim në dashurinë e tij, dhe kjo gjë më ka ndihmuar të mposht frikën e njeriut,  frikën e zhgënjimit dhe betejën me perfeksionizmin.”

Para se te sjell kerkesen

 

Good Good Father, kënga më e pëlqyer e momentit.
Lejo Perëndinë të të mbajë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>