mom&boyHuggingLexo: Jozueu 1:9; Psalmi 139:14-18

Kur Redi u fut në shtëpi pas shkolle, nëna e tij birësuese e pyeti: “Si të shkoi mësimi sot?”. “Shumë mirë.” – u përgjigj Redi duke e shmangur vështrimin e saj. Ai nxitoi për në dhomën e tij, e mbylli derën dhe u hodh mbi krevat. Redi i druhej festës së nënës.

Klasa e tij po përgatiste një projekt në nder të nënave dhe kjo e vinte në siklet. Turpi e mbulonte të gjithin kur kujtonte se si disa nga nxënësit kishin thënë gjëra të pakëndshme për familjen e tij.

Kur dëgjoi një të trokitur në derë, Redi hovi menjëherë në këmbë dhe tha: “Hyr.”. Në dhomë hyri zoti Gremi, babai i tij birësues, dhe duke u ulur në cep të tavolinës së punës e pyeti: “Dëshiron një kek me çokollatë të sapo bërë?”. Redi tundi kokën për të thënë ‘jo’. Zoti Gremi e pyeti sërish: “Dëshiron të flasim për atë që të shqetëson?”.

Nuk kam gjë.” – murmuriti Redi, por nuk i mbajti dot lotët që i rrodhën në fytyrë. Ai i fshiu sytë dhe tha me zë të lartë: “Përse duhet të lindja unë? Askush nuk më do!”.

Qetësisht zoti Gremi: “Kur Perëndia të krijoi, Ai mendoi se ti ishe i veçantë. Ai vazhdon të ketë të njëjtin mendim, po ashtu dhe ne.”.

Redi murmuriti duke thënë: “Familja tjetër birësuese hoqi dorë nga unë, madje as mami e babi nuk më deshën.”.

Por zoti Gremi i tha: “Redi, unë dhe ime shoqe jemi të gëzuar që ti je me, dhe duhet të dish që Perëndia të do. Ai kujdeset gjithnjë për ty, edhe kur njerëzit të lëndojnë.”.

Po ti nga e di këtë?” – pyeti Redi me dyshim. Zoti Gremi iu përgjigj: “Perëndia e tregoi dashurinë duke dërguar Birin e Tij Jezusin, i Cili mendoi se ia vlente të jepte jetën për ty. Kemi folur për këtë. E mban mend?”. Redi pohoi me kokë. “Ki besim tek Ai,

 Redi. Bibla thotë se Perëndia nuk do t’i braktisë asnjëherë bijtë e Tij.” Zoti Gremi vendosi lehtë dorën në supin e Redit dhe e pyeti: “Dëshiron të lexojmë bashkë disa nga premtimet e Perëndisë?”. Redi psherëtiu dhe tha: “Mirë.”.

Zoti Gremi e pyeti sërish: “Si thua sikur të shkojmë në kuzhinë dhe të hash një kek ndërkohë që unë marr Biblën?”.

Duke buzëqeshur, Redi e ndoqi atë në kuzhinë.

Po ti je lënduar nga dikush që do? Mendon se askush nuk do t’ia dijë për ty? Jezusi kujdeset për ty. Ai të bëri të veçantë dhe të do shumë – madje më shumë se nëna dhe babai yt. Besoji Atij. Mbase ti nuk je vetëm – mbase ke prindër që të duan. Falënderoje Perëndinë për ta – veçanërisht për nënën tënde këtë ditë. Nëse njeh dikë që nuk ka prindër të dashur, sigurohu t’i tregosh atij dashurinë e Krishtit.

Ji mirënjohës për nënën dhe për kujdesin e Perëndisë!

Përmendorja
Rrënjët

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>