te moshuarit me koronavirus

Të moshuarit kanë simptoma më të rënda nëse infektohen me koronavirus.

Disa këshilla janë të aplikueshme për çdo gjeneratë, por ka edhe masa specifike që të moshuarit duhet të marrin për të ruajtur shëndetin.

 

 

Kush rrezikohet

Të moshuarit dhe të sëmurët kronik i vuajnë më shumë pasojat e Covid-19.

Ekspertët infeksionist përcaktojnë si “të moshuar” këdo mbi moshën 60 vjeç, kështu që pesonat në këtë grup duhet të jenë të kujdesshëm.

Mund të infektohesh edhe në një moshë më të re – thjesht është më e rrezikshme për të moshuarit sepse sistemi imunitar dobësohet me kalimin e moshës, thotë Dr. Samir Sinha.

Njerëzit mbi 80 vjeç duhet të bëjnë akoma më shumë kujdes. Një studim, i publikuar në revistën mjekësore “JAMA”, që ekzaminoi më shumë se 72,000 pacientë kinezë me koronavirus zbuloi se niveli i përgjithshëm i vdekjeve ishte 2.3%. Por tek të moshuarit mbi 80 vjeç, vdekshmëria rritej deri në 15%.

Nëse jeton në një komunitet ku ka një shpërthim të virusit, ke një rrisk më të lartë të infektimit, gjithashtu. Ndaj ndiq këshillat e mëposhtme.

Çfarë masash duhet të marrësh

Anulo çdo takim jo urgjent me doktorin, thotë Dr. Carla Perissinotto.

Nëse ke një takim të rëndësishëm që duhet të kryesh, konsidero faktin që mund ta bësh përmes një videoje.

Thuaji një miku, një të dashuri, një kolegu apo një komshiu nëse dyshon se jei sëmurë. Cakto një prej tyre si kontakt emergjent që mund ta telefonosh kur je i shqetësuar apo ke nevojë për ndihmë.

Ndërkohë, bëj atë që do të bëje edhe në sezon gripi: Laji duart vazhdimisht, në mënyrën e duhur (e ke dëgjuar shpesh këtë besoj). Përdor strerilizues duarsh kur nuk ke se ku të lash duart me ujë dhe sapun, edhe pse larja e duarve është më e mirë.

Çfarë duhet të blesh me shumicë

Rekomandohet që të bësh pazar për një përidhë të gjatë. Nuk ka një afat se deri kur do të zgjas infektimi me koronavirus kështu që bli gjërat bazike.

Bli mjaftueshëm pastë dhëmbësh, detergjentë, ujë, etj.

Gatuaj dhe ngriji gatimet nëse je i shqetësuar për ushqimin.

Të moshuarit që jetojnë në komunitete ku virusi është përhapur duhet të marrin masa shtesë.

Shmangni vendet publike ku grumbuj njerëzisht mund të mblidhen ose ndërtesat që ajrosen pak sepse rreziku për transmetim është më i lartë.

Nuk ke përse ta kufizosh veten nga jeta publike – thjesht ji vigjilent se ku hyn.

Të moshuarit duhet të bëjnë pak aktivitet fizik dhe të hanë shëndetshëm, ashtu siç duhet të veprojnë edhe në stinë të tjera të vitit, thotë Sinha.

Dhe sërish, është e nevojshme të lahen duart vazhdimisht dhe në mënyrën e duhur, gjatë dhe pas një dalje në publik.

Si duhet të udhëtosh

Udhëtimi jo urgjent me avion për të moshuarit është i ndaluar. Disa linja ajrore i kanë anulluar fluturimet.

Edhe udhëtimet me traget duhen shmangur. Pasagjerët e trageteve janë më të rrezikuar nga transmetimi i virusit nga njeriu te njeriu, për shkak të dhomave të vogla, kështu që nëse ke në plan të udhëtosh me traget, më mirë anulloje.

Çfarë duhet të dish për vetë izolimin

Rekomandohet që grupet me rrezik të lartë në komunitete me shpërthime të virusit duhet të rrinë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur dhe ata që mendojnë se janë të sëmurë duhet të izolohen.

Por izolilimi i gjatë mund të na dëmtojë. Janë studiuar efektet e izolimit social tek të moshuarit, dhe thuhet që vetmia dhe depresioni janë shkaqë të vdekshërisë.

 “Unë nuk mendoj se izolimi total social është zgjidhje,” thotë një prej studjueseve. “Po, ka disa masa që duhet të marrim sa i përket distancës, por gjithashtu duhet të jemi të kujdesshëm që të mos izolohemi më shumë se çduhet – mund të jetë shumë e dëmshme.”

Pra nëse të duhet ta izolosh veten:

Mos i ndërpre kontaktet me familjen ose miqtë.

Qëndro në kontakt që t’i informosh rreth gjendjes tënde dhe që të mos mërzitesh.

Dhe nëse del, sigurohu që t’i lash duart me sapun.

Çfarë mund të bëj familja e të moshuarve 

Që të ndimojë të moshuarit, familja duhet të mendojë në avancë.

Rekomandohet që familja, miqtë dhe komshinjtë e të moshuarve të bëjnë një inventar në rast se të moshuarit duhet të izolohen në shtëpi.

A ka ky person gjithë cfarë i nevojitet për një periudhë të gjatë kohe? Nëse jo, ndihmoji që të furnizohen.

Nëse ata që kujdesen për ta janë të sëmurë, a është dikush tjetër që mund të përkujdeset? Bëj një plan që të sigurohesh se do të kenë përkujdesin e nevojshëm.

Përgatitja dhe qëndrimi në kontakt mund t’i mbajë familjet të lidhura nëse një anëtar i moshuar ka nevojë të izolohet.

Dhe, sigurisht, familjarët e sëmurë nuk duhet t’i vizitojnë të moshuarit – thjesht mund të telëfonojnë. Dhe nëse një anëtar i shëndetshëm dhe i ri i familjes ka takuar një pacient me Covid – 19, duhet të izolohet dhe të shmang takimet me të moshuarit.

Çfarë të bësh nëse je i sëmurë

Nëse mendon se je i infektuar me koronavirus, qëndro në shtëpi dhe telefono numrin 127 ose mjekun e familjes. Nëse ata mendojnë se duhet të bësh testin, limito ndërveprimet me të tjerët. Përdor një maskë gjithashtu.

Nëse diagnostikohesh me koronavirus dhe gjendja jote është e lehtë, mjeku mund të të këshillojë që të qëndrosh në shtëpi derisa të bëhesh më mirë. Nëse simptomat e tua janë më të rënda, duhet të shkrohesh në spital. Në këtë mënyrë mjekët mund të monitorojnë gjendjen tënde.

Burimi: CNN

Në postë mbërriti një letër nga koronavirus
Të punosh nga shtëpia pa e ndjerë vetminë

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X