Zotit i përkasin të gjitha, ndaj ne duhet të marrim parasysh parimet e perëndishme përpara se të vendosim se çfarë do të bëjmë me paratë tona. Instinktivisht mendojmë se ata që duhet të merren dhe të mësojnë mbi financat janë të rriturit por në fakt nuk duhet të jenë të vetmit. Edhe fëmijët duhet të mësojnë më shumë rreth financave për të kuptuar se përse ju mund ti blini diçka dhe pse diçka jo. Gjithashtu nëse mësojnë që të vegjël ata do të bëhen menaxhues të shkëlqyer të parasë kur të rriten. Ndaj zgjedhim t’ju nxisim tu mësoni fëmijëve mbi paratë me disa mënyra shumë të thjeshta.

  1. Shpërblimi i punës

Fjalët e urta 10:4 thotë: Kush punon me dorë përtacë varfërohet , por dora e njerëzve të zellshëm të bën të pasurohesh. Të njëjtën gjë tha edhe Pali te letra drejtuar Thesalonikasve, ai qe nuk punon, as nuk do të haj. Fëmijët duhet të kuptojnë lidhjen midis punës dhe financave. Një mënyrë për ta bërë këtë është që ti jepni fëmijëve punë shtëpie. Dhe për punën që bëjnë ti shpërbleni. Vendos një listë punësh në frigorifer dhe quaje lista e punësimit. Përkrahë secilës punë vendos një shumë parash, që do të thotë se me atë shumë paguhet puna. Punë të tilla mund të jenë: të heqin barërat e këqija, të pastrojnë garazhin, të lajnë makinën, etj. Gjithashtu mësoju se puna do të paguhet sipas cilësisë që është bërë. Një këshillë e fundit është që si detyra të mos vendosni punë të përditshme si rregullimi i shtratit.

  1. Mençuria e të kursyerit

Fëmijëve iu duhet mësuar kënaqësia e vonuar. Mësoju atyre se duhet të heqin dorë nga kënaqësitë e momentit për të siguruar të ardhmen. Ashtu siç thonë edhe Fjalët e Urta “Në shtëpinë e të urtit ka një thesar të çmuar dhe vaj, por njeriu budalla i bën të gjitha rrush e kumbulla.” Gjëja më e thjesht që mund të bëni për ti ndihmuar fëmijët të kursejnë është që tu bleni një arkë kursimi dhe t’i inkurajoni që ta përdorin. Gjithashtu mund të praktikoni lojën e interesave. Që do të thotë tu jepni interesa fëmijëve për kursimet që kanë bërë, njësoj si në bankë.

  1. Kostoja e konsumit

Duhet të kemi parasysh se paratë mund të mbarojnë. Nëse shpenzon një shumë të caktuar sot, do të kesh më pak për të shpenzuar nesër. Dhe paratë që shpenzojmë çdo ditë nëse do të mblidheshin së bashku do të ishin një shumë jo e vogël që mund ta kishim investuar. Identifikoni një produkt me të cilin fëmijët shpenzojnë shpesh, p.sh akullore, karamele apo videolojra. Pyetini se sa kushtoi produkti. Dhe kur t’ju përgjigjen ndihmojini qe të bëjnë llogaritë se sa shkon ky shpenzim për një vit. Tani thojini që këto para ti mendojnë si një mundësi kursimi. Dhe nëse ata kursejnë shtojini edhe interesat tuaja ashtu siç thamë me pare dhe kështu ata do të frymëzohen më tepër.

  1. Të blesh me zgjuarsi.

Fëmijët duhet të kuptojnë se nëse blejnë më zgjuarsi gjërat e përditshme do të kursejnë më shumë për gjerat e tjera. Kur fëmijët tuaj të kërkojnë gjëra si televizor me ekran të madh apo lodra të kushtueshme, merrni çmimin e produktit pjesëtojeni me ditët e një muaji apo viti, në varësi të kostos dhe tregojini kështu fëmijës se sa do ti duhet të kursejë në ditë që ta blejë atë produkt pas disa kohësh. Nga shuma që keni nxjerrë për një ditë, llogarisni se cili nga produktet që blini çdo ditë nuk është edhe aq i rëndësishëm dhe ka një çmim të përafërt me shumën që duhet të kurseni çdo ditë. Hiqni dorë nga ai produkt dhe shumën që përdornit për të, kursejeni për të blerë dëshirën e fëmijës suaj.

  1. Vendosja e qëllimeve

Fëmijëve iu duhen mësuar si qëllimet afatgjata edhe ata afatshkurtër. Edhe një fëmijë 11 vjeçar kupton se nëse fillon të kursejë para që në këtë moshë mund të kursejë mjaftueshëm që të blejë një makinë kur të jetë 18 vjeç. A ju ka kërkuar flija juaj që t’i bleni videolojën më të fundit? Kur kjo të ndodhë përsëri, kthejeni këtë në një mundësi planifikimi afatgjatë. Thuaji “Më duket se ka ardhur koha të kursesh para.” Dhe më pas ndihmoje fëmijën të vendosë një qëllim dhe përdor mjete vizuale që ia kujtojnë qëllimin. P.sh mund të gjesh një foto të produktit dhe ta vendosësh në dhomën e tij, mundësisht afër arkës së kursimit. Ose ta vizatoni këtë produkt të ndarë në pjesë ku fëmija ngjyros një pjesë sa herë që kursen një shumë të caktuar.

Të mësosh fëmijët rreth parave nuk do të thotë të mbash leksion mbi financat. Rëndësi ka të ndash idetë dhe vlerat e tua me fëmijët me ilustrime nga jeta e përditshme. Merrni kohë për t’u shpjeguar atyre se si i merri lekët nga bankomati, apo pse lini para në tavolinë kur ikni nga restoranti. Gjithashtu mësojini dhe mbi taksat, merrini me vete kur paguani faturat. Kështu ju e ktheni botën në një klasë mësimi për financat. Dhe ata do të mësojnë të vendosin parime mbi shpenzimet.

Të mirat e çajit dhe kafes
Jo më pastrues kimik, por organik

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>