Well Done

“I’ll run, I’ll run
I’m gonna run this race
To hear You say well done…

Emri i saj është tepër i njohur në industrinë e muzikës së krishterë bashkëkohore. Moriah Peters është një këngëtare tepër e dashur nga të rinjtë dhe muzika e saj pëlqehet në shumë vende të botës.  ‘Well Done’ (Të lumtë) është një nga këngët e para të Moriah Peters, në të njëjtën kohë është një këngë që mbart një histori të bukur.

Moriah tregon se si ka lindur ideja për të realizuar këtë këngë:

“Kohët e fundit kam lexuar në një histori që për mua përshkruan Qiellin. Në vitin 1952 një vajzë e quajtur Florenc Chaduik, po notonte nga Ishulli i Karolinës për në bregun e Kalifornisë. Pasi kishte notuar për 15 orë, u lodh shumë dhe ndaloi. Mamaja e saj lundronte pranë në një kanoe, dhe Florenc i tha ‘Mama nuk ia dal dot mbanë, duhet të ndaloj.’ E ëma iu përgjigj, ‘Jo vazhdo të notosh, sepse thuajse kemi arritur.’ Nëna e saj mund të shihte bregun nga vendi ku ishte, por Florenc këmbënguli ‘Nuk ia dal dot,’ kështu që e hipën në varkë, dhe e çuan në breg. Kur arriti në breg e pyetën: ‘A e dije se ishte vetëm një kilometër larg bregut, ti ishe kaq pranë, dhe mund t’ia kishe dalë mbanë shumë mirë.”

Florenc tha: ‘Në momentin që ndalova dhe pashë rreth e qark meje, shikoja vetëm mjegullën, por sikur ta kisha parë tokën, mendoj se do ia kisha dalë mbanë.’

Për Moriah  kjo është një pamje shumë e bukur e parajsës. Shumë nga gjërat që përjetojmë këtu në tokë, gjithë betejat, ngjarjet që na shpërqendrojnë janë si mjegulla. Lutja e Moriahs ndërsa studionte Biblën, ishte: “Lutem dhe i kërkoj Zotin që kjo mjegull të filloj e të largohet në mënyrë që unë të shikoj qoftë edhe një grimcë të qiellit, se si do të jetë ky vend”.

Moriah shpreson që kënga ‘Të lumtë’ do të na  ndihmojë të shpresojmë  për të ardhmen në Qiell dhe të vazhdojmë  të  vrapojmë në këtë garë, për të dëgjuar ato fjalë të bukura të Atit tonë, “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik.”

 

Ti Je
Krijuar për mua

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>