A keni shkuar të hiqni dhëmballën e pjekurisë? Mesi prisnit të përfundonte procesi apo jo? Në fakt kjo është një procedurë rutinë, por përsëri ne shqetësohemi për të. Zoti nuk do që ne të shqetësohemi. Jezusi në Bibël vazhdimisht thotë që të mos shqetësohemi për asgjë.
Shëndeti është një nga ato fusha ku e lejojmë shqetësimin të na pushtojë. Ekziston një vijë shumë e ngushtë mes të qenit shumë i qetë sa i përket gjendjes shëndetësore dhe të shtjelluarit  në mendje se cila mund të jetë më e keqja për ne.

Mos e diagnostifiko veten në internet

Nëse nuk je një doktor, interneti mund të të hyjë në punë por gjithashtu mund të të prish punë kur përpiqesh të vetë-diagnostifikohesh. Njerëz të ndryshëm kanë besuar se kanë pasur probleme serioze duke u bazuar në listën e simptomave në internet. Por kur kanë shkuar te doktori kanë zbuluar se kishin gabuar dhe asgjë serioze nuk po ndodhte me shëndetin e tyre.

 

Mos iu frikëso të gjitha efekteve anësore

Kur lexon gjithë efektet anësorë të mundshme të cilitdo bar, operacioni apo procedure, lista është zakonisht e gjatë dhe mbulon çdo efekt anësor të njohur. Ne duhet të jemi të informuar kur marrim një vendim në lidhje me përdorimin e medikamenteve apo procedurave mjekësore, por gjithashtu duhet të bëjmë kujdes që të mos fiksohemi me efektet anësore ose alergjitë e ndryshme pasi ta kemi marrë vendimin.

 

Ji në pritje të së pamundurës

Nuk mund të kontrollojmë gjithçka që na ndodh në jetë, qoftë e mirë apo e keqe. Nëse jeni gjithmonë duke pritur më të keqen, provoni të prisni për më të mirë edhe pse rrethanat nuk ju sigurojnë për asgjë. Gjëra të mrekullueshme mund të të ndodhin kështu që në vend se të thuash pse unë, rri në pritje me pyetjen po tani. Bëj çfarë është e mundur të bësh, lutu dhe besoji Perëndisë.

 

 

Bëj çfarë të mundesh për të qëndruar i shëndetshëm

Ha shëndetshëm, bëj aktivitet fizik, fli mjaftueshëm dhe kujdesu për trupin tënd. Në këtë formë do të zvogëlosh rrisqet që i kanosen shëndetit. Dhe këtë e ke ti në kontroll.

 

 

 

Besoji Perëndisë edhe kur merr lajme të këqija

Lutu për shërim. Dhe nëse përgjigja nuk vjen në mënyrën dhe në kohën që ti mendon, besoji Perëndisë që të të ndihmojë ta kalosh këtë situatë. Ai kurrë nuk na le vetëm. Fryma e Tij është në ne. Shqetësimi largohet kur ne i besojmë plotësisht Perëndisë dhe nuk e vëmë në dyshim Fjalën apo karakterin e Tij. Ngjarje të këqija ndodhin, por Zoti ka premtuar se është me ne përmes gjithçkaje dhe çdo gjë do të bashkëveproj për mirë për ne dhe për Lavdinë e Tij.

8 zakone të këqija që ndonjëherë ju bëjnë mirë
Si t’i bësh pushimet verore të paharrueshme?

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>