Lexo: Efesianëve 2:8-10; Jakobi 2:14-18

femijetpastrojnekopshtinBeni u ul tek shkallët me dorën në mjekër dhe në mes të kopshtit pa një grumbull me plehra. “Ç’kemi, Beni. Çfarë ke?” pyeti gjyshi, duke ardhur rrotull qoshes së shtëpisë. Ai u ul pranë Benit.

“Nuk kam aspak besim,” u përgjigj Beni duke psherëtirë. Gjyshi e pa i habitur dhe e pyeti: “Përse mendon kështu?”.

Beni iu përgjigj: “Në shkollën biblike, mësuesi im lexoi një varg që thoshte se po të kemi pak besim, kështu, mund t’i themi një mali lëviz nga një vend në një tjetër, dhe ai do të lëvizë. (Mateu 17:20) Në fakt, kam pak që jam ulur këtu duke i thënë atij grumbulli me plehra në mes të kopshtit që të lëvizë pranë kasolles dhe nuk ka lëvizur asnjë centimetër! Nëse unë nuk mund të lëviz atë grumbull të vogël plehrash, jam i sigurt se nuk mund ta lëviz një mal. Nuk duhet të kem aspak besim.” Beni tundi kokën.

Gjyshi e pa i menduar, por nuk i tha asgjë. Më pas u ngrit, shkoi tek kasollja dhe u kthye pas disa minutash me dy lopata dhe me një karrocë dore. Ai i la ato pranë grumbullit të plehrave; më pas, shkoi dhe u ul sërish pranë Benit. Gjyshi i tha: “Beni, në Bibël është edhe një varg tjetër që thotë se besimi pa vepra është i vdekur.”.

“Vërtet?” – pyeti Beni.

Gjyshi pohoi me kokë: “Po! Tani… unë kam besim se ai grumbull plehrash do të lëvizë, kështu që le t’i futemi punës.” Beni e pa i befasuar. Pastaj qeshi. “Mirë,” pranoi ai, dhe bashkë me gjyshin filluan të punonin. Ata i hodhën plehrat në karrocë me lopatë dhe u kthyen për tek kasollja.

“E shikon, Beni, grumbulli i plehrave lëvizi pikërisht ashtu siç the ti.”– tha gjyshi pak më vonë. Ai tregoi me gisht mesin e kopshtit dhe më pas vendin pranë kasolles.

Beni qeshi, dhe gjyshi vendosi dorën mbi supin e tij dhe i tha: “Herën tjetër që do të ndihesh keq për diçka, lutu, vendose besimin tek Perëndia, dhe pastaj futju punës!” Beni pohoi me kokë i menduar. Gjyshi shtoi: “Dhe, Beni, mos dysho për Perëndinë ose për besimin tënd.”.

“Mirë, gjysh. Faleminderit.” – tha Beni. Gjyshi vazhdoi:

“Tani eja të shkojmë brenda dhe të shohim nëse nëna jote do të na bëjë nga një limonadë. Ke etje kur lëviz malet!”

Beni qeshi, ndërkohë, u nis të futej brenda në shtëpi bashkë me gjyshin.

A ke besim që Perëndia mund të bëjë gjithçka? A i shton vepra atij besimi? Ashtu siç thuhet tek Letra e Efesianëve, ti je i shpëtuar me anë të besimit, por gjithashtu je krijuar për vepra të mira. Është e lehtë të thuash se beson, por Jakobi thotë që veprat tregojnë se kjo është e vërtetë. Kështu, kur ti ke një problem, lutu dhe beso që Perëndia do të të ndihmojë. Më pas, merru me problemin. Mos ki frikë të flasësh për të me prindërit ose me të krishterë të tjerë të rritur që të duan. Ata do të të ndihmojnë me kënaqësi që të lëvizësh malet.

Fleta e lavdërimit
Zhytu thellë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>