Ne të gjithë mund të përjetojmë stres, por është mënyra se si ne menaxhojmë atë që na ndihmon të gjejmë paqe edhe në mes të kaosit.  Duke pasur për çdo ditë një pushim, ose duke fikur  telefonin pas orëve të punës, do të fillosh të shohësh  se ke më shumë mundësi për të pasur një jetë të qetë.

1.Merr kohën tënde

Merr kohë për t’u larguar nga çdo  ngarkesë e ditës sate.  Mendo që kjo është një kohë për t’u rigjeneruar, për të ecur, për t’u lutur. Mund të jetë 10 minuta. Mundohu që të bësh frymëmarrje të thella dhe të qetësohesh.

2.Rrethanat e jetës

Asgjë në tokë nuk zgjat përjetësisht. Të gjithë ne duhet të përballemi me rrethana të pakëndshme në jetë. Çfarë kemi nevojë të bëjmë është ta shtyjmë veten që të mendojmë pozitivisht , e të dimë se e kemi veten në kontroll. Nëse ke nevojë që të çlirohesh, bëje këtë në mënyrën tënde, ndonjëherë edhe lotët mund të jenë ndihmë, gjithashtu një ditar mund të ndihmojë shumë.

3.Ji mirënjohës

Të praktikosh mirënjohjen duke qenë i sjellshëm, e të jesh falenderues për atë çfarë ke në këtë moment, do të ndihmojë për të pasur një jetë me të qetë.  Mund të jesh mirënjohës për miqtë e tu, për familjen, apo për faktin që paratë e tua dalin edhe për të blerë një pije të këndshme në lokal.

4.Natyra

Përdor natyrën si një armë sekrete kur e ndjen që je i stresuar. Shih jashtë. Vër re detajet e pemëve apo formën e reve. Nëse të duhet të qetësohesh, natyra është një mundësi e shkëlqyer.

5.Stresi dhe axhenda

Të jesh shumë i ngarkuar nuk është e shëndetshme.  Shiko gjërat që mund të shkëpusësh, sepse një axhendë që nuk ka asnjë moment bosh të streson.

Fruta të kuqe
7 mënyra si të gjejmë lumturinë në punë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>