Edhe nëse shquhesh për vonesat, i ke të gjitha mundësitë për të përmirësuar në këtë drejtim.

Për disa persona të vonuarit në orar duket gati si të jetë një karakteristikë e lindur, por në fakt nuk është kështu. Mjafton që t’i japësh përparësinë e duhur detyrave dhe punëve të ditës dhe sidomos të ndjekësh dhe zbatosh rregullat e mëposhtëme dhe do të kesh kënaqësinë e të qënurit i përpiktë.

late-timeRregulli 1
Mbani gjithmonë një orë që të tregoje saktësisht kohën. Tendenca për ta vënë orën disa minuta më përpara, ka treguar se në vend që të japë rezultate pozitive, përkundrazi, i përkeqëson gjërat.

Rregulli 2
Mbani në rregull gjërat e nevojshme
Nëe rast të kundërt do të vonoheni duke kërkuar çelësat, portofolin, orën e të tjera gjëra të kësaj natyre.

873_fit512Rregulli 3
Prëgatitini gjërat që janë të domosdoshme, nëse është e mundur edhe 24 orë më parë.

Rregulli 4
Përdorni një koeficient sigurie. Kjo do të thotë që të mbani parasysh vonesa që lidhen me trafikun, autobuzët, ndonjë takim eventual dhe të tjera të këtij lloji.

Rregulli 5
Lër çdo punë, bisedë, takim, sigurisht me mirësjellje, të cilat do të rrezikonin arritjen në kohë. Edhe respektimi i orarit, është një shenjë respekti ndaj të tjerëve.

running-lateRregulli 6
Pranoni kritikat nëse arrini vonë, kjo do të bëjë që të jeni më i përpiktë në të ardhmen.

Rregulli 7
Mos gjej justifikime.
Justifikimet në këtë rast vetëm sa do ta përkeqësojnë situatën dhe nuk do të të krijojnë mundësinë e përmirësimit.

Mëngjes energjik
Heronj të besimit

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>