Me pak praktikë mund të lulëzosh edhe atëherë kur jeta bëhet sfiduese. Ka shumë mënyra për të qenë të fortë mendërisht. Më poshtë janë nëntë prej tyre.

1.Duajeni veten, mbi gjithçka tjetër

Mund të ndjeni një siklet në gjoks kur mendoni idenë e dashurisë për veten. Mos u shqetësoni. Të gjithë e kanë. Por fakti është që, është e vështirë të duash të tjerët, nëse nuk do veten tënde. Mendoni metaforën e maskës së oksigjenit në avion. Sado egoiste të duket, duhet të vendosësh një herë maskën tënde, që të ndihmosh të tjerët.

2.Mësoni të jeni të butë dhe të fortë

Aftësia për të parë botën me hije përtej të zezës e të bardhës është pjesë e të qënit të fortë mendërisht. Shumëkush lidh dobësinë me gjëra që janë të buta, dhe fuqinë me gjëra që janë të forta. Por kështu mendoni në bardhë e zi. Eshtë jo vetëm e mundur, por edhe e domosdoshme, që të jeni edhe të butë edhe të fortë për të ruajtur ekuilibrin dhe forcën mendore. Për shembull, në një moment, një nënë elefante fërkon butë noçkën e saj pas bebes së sapolindur, në një moment tjetër, ia përplas me sa fuqi që ka, një kafshe që i rrezikon beben e vet.

3.Vazhdoni përpara, edhe kur gjërat vështirësohen

Të heqësh dorë, do të thotë të besosh se nuk ke atë që duhet dhe nuk reziston dot. Pra dyshime tek vetja dhe mungesë shprese. Njerëzit e fortë mendërisht mbahen fort pas shpresës. Ata e dinë se asgjë nuk është e përjetshme dhe e kuptojnë se bashkë me sfidat vjen edhe rritja.  Por…. ( vazhdon me 4 )

4.Duhet të dini kur duhet t’i lini gjërat të ikin e ta bëni me guxim

Ka një dallim të mëdha mes heqjes dorë dhe dorëzimit. Heqja dorë është një humbje besimi dhe shprese. Dorëzimi mbart me vete dijen për një prag të shëndetshëm, dhe mos kalimi i tij. Për shkak se shpesh herë shoqërohet me heqjen dorë, dorëzimi mund të jetë një prej pengesave më të mëdha për t’u kapërcyer. Sidomos nëse jeni të fiksuar pas kotnrollit. Por është njëkohësisht edhe njëra prej më çlirueseve.

5.Bëni sikur, deri kur t’ia dilni

“Besimet tuaja bëhen mendimet tuaja,

mendimet tuaja bëhen fjalët tuaja,

fjalët tuaja bëhen veprimet tuaja,

veprimet tuaja bëhen zakonet tuaja,

zakonet tuaja bëhen vlerat tuaja,

vlerat tuaja bëhen e ardhmja juaj”.

6.Kurrë mos u mjaftoni, kur një gjë nuk është aq e mirë sa duhet

Gjithmonë nëse nuk ndjeni një lloj afeksioni ndaj faktit që të ndjeheni të nënvlerësuar, dhe shijoni pakënaqësinë e thellë që me kalimin e kohës rritet si një tumor. Por njerëzit e fortë mendërisht nuk veprojnë aspak kështu.

7.Thoni jo pa asnjë hezitim

Nëse intuita ju thotë që dicka nuk shkon mirë, atëherë nuk shkon mirë. Ata që janë të fortë mendërisht e dinë se e kanë zgjedhjen të refuzojnë cdo gjë që nuk është e mirë për ta. Ata e dinë që “JO” është një fjalë shumë e mirë ndonjëherë.

8.Eleminoni njerëzit toksikë nga jeta juaj

Sigurisht, është më e lehtë të thuhet se të bëhet. Sidomos nëse një prej njerëzve toksikë aktualisht fle në divanin tuaj. Por mund të bëhet. Njerëzit toksikë rrijnë në jetën tuaj, sa kohë që ju vazhdoni t’u jepni atë që duan. Mund të fillojë me paratë tuaja, shoqërinë tuaj, makinën tuaj. Por me kalimin e kohës do të duan kohën tuaj, vëmendjen tuaj dhe në fund, energjinë tuaj. Kjo është një barrë e rëndë për gjendjen tuaj mendore dhe nuk ju duhet.

9.Vlerësoni veten, në vend që të prisni miratimin e të tjerëve

Me vlerësim nuk nënkuptohet kompleksi i perëndisë. Por vlerësimi i vetes për arritjet apo veprimet pozitive është pjesë e regjimit të njerëzve të fortë mendërisht. Me fjalë të tjera, është e shëndetshme. Kjo është e ndryshme nga përdorimi i vetëkamzhikimit dhe degradimit për të tërhequr komente pozitive për të kundërtën. Ajo do të ishte më pak e shëndetshme

9 Gjëra që duan të dëgjojnë njerzit e sëmurë me kancer
Te rikuperohemi pas nje tradhetie!

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>