Children Buying 11 JuneMe lejen e nënës, pas shkollës Gerta ndaloi në një dyqan dhe i përdori paratë, që kishte ruajtur nga pagesa e saj mujore, për të blerë disa gjëra që donte. Ajo zgjodhi një stilolaps, disa letra ngjitëse dhe një libër me lojëra. Kur shkoi të paguante sendet, ajo u çudit që duhet të paguante aq shumë dhe tha: “Oh! Kushtojnë më shumë nga ç’e kisha menduar. Nuk e dija që ato do të arrinin këtë shumë.”

“Mos harrove të shtoje edhe taksën e shitjes?” pyeti shitësi. Gerta iu përgjigj:

“Po, e harrova! Duhet t’i kthej mbrapsht disa prej mjeteve.”  Kur u kthye në shtëpi, ajo i tregoi nënës ato që kishte blerë, dhe së bashku hëngrën diçka të vogël. “Mami, përse duhet t’i paguajmë taksat?” pyeti Gerta. Nëna i tha:

“Taksat përdoren për të paguar shumë gjëra të ndryshme. Për shembull, ato përdoren që ne t’i kemi rrugët e rregulluara dhe për të paguar rrogën e punonjëse publikë, siç janë mësuesit, policët, zjarrfikësit, deputetët, dhe madje presidentin e vendit. Njerëzit i kanë paguar taksat prej shumë kohësh. Në fakt, ata i kanë paguar taksat që në kohën e Biblës .”Ashtu?” tha Gerta e habitur.

Nëna pohoi me kokë. “Po, dhe gjatë kohës që Jezusi jetoi në tokë, hebrenjtë nuk i donin ata që mblidhnin taksat sepse shpesh herë taksambledhësit merrnin më shumë para se ç’duhej dhe e mbanin për vete një pjesë të tyre.” Gerta i tha: “Atëherë as mua nuk do të më kishin pëlqyer taksambledhësit. Po ty, mami?”

Ajo iu përgjigj: “Besoj se as mua, por Jezusi mund t’i ndryshojë të gjithë, dhe një nga ata taksambledhës u bë njëri prej dymbëdhjetë

dishepujve.” . “Vërtet? Cili prej tyre?” pyeti Gerta. Nëna iu përgjigj:  “Mateu.”.

“I njëjti Mate që shkroi Ungjillin e Mateut?” pyeti Gerta.

Nëna pohoi me kokë dhe vazhdoi: “Si një taksambledhës, ai mund t’i ketë mbajtur shënim gjërat me shumë kujdes. Kjo mund ta ketë ndihmuar të mbante shënim shumë gjëra që Jezusi mësoi. E di që edhe Jezusi i pagoi taksat?”

Gerta u mendua për një moment. “Po, më kujtohet! Ai dërgoi Pjetrin që të gjente para në gojën e peshkut. Me ato para do të paguheshin taksat e të dyve.” Gerta heshti dhe më pas qeshi. “Epo, nëse Jezusi i pagoi taksat, atëherë edhe unë duhet t’i paguaj!”

A ke dëgjuar shumë ankesa në lidhje me taksat? A je ankuar edhe ti vetë kur të është dashur të paguash më shumë nga sa e kishe menduar? Ndonjëherë taksat duken padrejtësi, ose mbase shumë të larta. Përpiqu të mos harrosh që ato nevojiten për gjëra të dobishme, të cilat janë për rehatinë tënde. Dhe kujto që Perëndia thotë se duhet t’i paguajmë ato.

Procesi i pastrimit
Litari i sigurimit

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>