Duke pritur për një princ…

Në versionin film të Borëbardhës, bukuroshja e re angazhohet me atë që zemra e çdo vajze dëshiron. Një ditë princi im do të vijë, një ditë do e gjej dashurinë time, dhe sa mbresëlënës ka për të qenë ai moment, kur princi i ëndrrave të mia të vijë tek unë . . . .

Por si e gjen ajo dashurinë e jetës së saj? Po princi si e gjen dashurinë e jetës së tij? Në përrallë, për të dy ata, kjo është një lojë pritjeje. Nëse ti je duke luajtur lojën e pritjes, atëherë ki durim. Prit për zgjedhjen e Perëndisë për një të dashur, i cili, sipas planit të Perëndisë, mund të bëhet partneri yt.

 “Sepse shpresoj te ti, o Zot, ti do të më përgjigjesh, o Zot, Perëndia im.” (Psalmi 38:15)

Të gjesh njeriun e duhur nuk është ashtu siç shfaqet rëndom  në komeditë romantike. Nuk është kaq e thjeshtë. Dashuria në realitet nuk pasqyron filmat. Dashuria është unike dhe personale. Dhe është shumë bukur që të kesh historinë tënde të dashurisë. Por që të arrish të vendosësh deri në momentin që ta konsiderosh dikë shumë special për ty duhet të bësh kujdes. Më poshtë po parashtrojmë disa nga udhëzimet për gjetjen e të dashurit dhe partnerit të duhur.

Cakto bindjet e tua për takimet me të dashurin; shkruajini ato bindje e vëri në një vend shumë të dukshëm.

Tregojua ato bindje të tjerëve, të cilët do të të kërkojnë llogari për qëndrimin besnik ndaj tyre.

Zhvillo miqësi me ata që kanë të njëjtat bindje morale, e jo me ata që rendin pas marrëdhënieve seksuale.

Zgjidh miq të mirë, të cilët do ndajnë të njëjtat bindje me ju.

Qëndro larg aktiviteteve, të cilat do të komprometojnë bindjet e tua.

Zgjidh filmat, muzikën, videot, televizionin dhe internetin.

Refuzo të shkosh në dhomën e gjumit, në shtëpinë ose apartamentin e të dashurit/ dashurës tuaj,  nëse me ju nuk ka të tjerë.

Shmang fillimin e takimeve me njerëz të cilët merren me thashetheme. . . nuk do të kalojë shumë e ata do të bëjnë thashetheme edhe për ty.

Praktiko t’u thuash jo të tjerëve, në mënyrë që t’i thuash po Perëndisë.

 “Unë tani vallë kërkoj të fitoj miratimin e njerëzve apo të Perëndisë? Apo kërkoj t`u pëlqej njerëzve? Sepse, po të kërkoja t`u pëlqej njerëzve, nuk do të isha shërbëtori i Krishtit.”(Galatasve 1:10)

Marrëdhëniet seksuale në shoqërinë tonë po bëhen motivi i krijimit të lidhjeve romantike. Duke njohur mirë qëllimet  e tua dhe parimet biblike ti mund t’i rezistosh këtij presioni kaq të madh shoqëror.

 Vënia e Pastërtisë si Prioritet në Takimet mes të Dashuruarve

Në takimet e tua, bëje prioritet standardin e Perëndisë për pastërti. (Hebrenjeve 13:4)

Kërkoji vetes llogari për mënyrën se si e trajton trupin e personit me të cilin/cilën takohesh.(1 Thesalonikasve 4:6)

Pendohu e ripërkushtoju pastërtisë seksuale nëse këto standarde shkelen.

(1 Thesalonikasve 4:3–4)

Përmbush qëllime që janë të pëlqyeshme për Perëndinë. (2 Korintasve 5:9–10)

  • motive të pastra për të dalë në një takim dashurie
  • zgjedhjet e mençura për të dashurin
  • veprime të perëndishme me të dashurin

Beso në kohën që Perëndia ka caktuar. (Zanafilla 29:20)

Kërkoi Perëndisë të drejtën për të pasur një të dashur dhe për t’u martuar. (Mateu 6:33)

Është mirë të njohësh disa nga faktorët që mund të ndikojnë negativisht në ecjen tënde me Perëndinë gjatë kohës që je në një lidhje dhe që mund të dëmtojnë  ty ose partnerin tënd.

Modelet Shkatërrimtare të Takimeve mes të Dashuruarve

  • Takime për arsyet e gabuara
  • Nënshtrim ndaj trysnisë së shoqërisë
  • Maska mashtruese
  • Braktisje e standardeve personale
  • Shtrembërim i konceptit të dashurisë
  • Zhvillim i papërshtatshëm i veprimtarisë seksuale
  • Ndryshim i standardeve morale
  • Mosbindje ndaj strukturave të autoritetit
  • Devijimi nga rendi progresiv i caktuar nga Perëndia
  • Varësi nga personi me të cilin takohesh, për gjetjen e identitetit tënd personal

 “Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen.”(Fjalët e Urta 27:12))

Varg Kyç për t’u Mbajtur Mend

“Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde.”

(Psalmi 119:9)

Pasazh Kyç për të Lexuar dhe rilexuar

“Fjalët e Urta” kapitujt 1–7

Pyetje dhe Përgjigje

“Nëse ne e duam me të vërtetë njëri tjetrin, përse duhet të ketë ndryshim nëse dal e më vonë martohem me dikë që nuk është i të  njëjtit besim?”

Përderisa emocionet vijnë e shkojnë, dashuria pasiononte mund të jetë e pranishme sot, e nesër të jetë zhdukur. Gjykatat e divorceve, janë plot me statistika të cilat vërtetojnë se sa e brishtë është dashuria romantike. Gjithsesi, uniteti në martesë ndërtohet mbi . . .

  • Të njëjtat tradita fetare
  • Të njëjtat vlera morale
  • I njëjti sistem etikash
  • I njëjti themel frymëror

Shtëpia e re, ka mundësinë më të mire që të durojë nëse ndërtohet mbi një themel të fortë. Kur je nën “të njëjtën zgjedhë” me dikë që ka të njëjtin besim, ke për të patur një ndjenjë më të madhe unitetit, lidhjeje, dhe të qenuri një, gjëra këto mbi të cilat mund të ndërtoni së bashku jetën.

 “Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët, sepse ç`lidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin?”(2 Korintasve 6:14))

Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë për të bërë të njëjtën gjë.

Na kontaktoni në qender_keshillimi@yahoo.com, P.O.BOX 29 14 Tiranë

Beqaria
A është i gabuar seksi përpara martesës?

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>