knock-knockLexo: Luka 11:9-13

Gjatë rrugës duke u kthyer nga shkolla Kalebi kishte qenë i shqetësuar se si do të futej në shtëpi dhe mendonte: “Mami mbase do të kthehet herët sot nga puna.”. Por kur mbërriti në shtëpi, makina e nënës nuk gjendej tek vendi i parkimit. “Oh, epo mirë. Sara do të jetë këtu pas pak. Një çelës e ka ajo.”  Ai u ul të priste dhe motra e tij erdhi shumë shpejt, kështu Kalebi e përshëndeti i gëzuar dhe menjëherë e pyeti: “E ke çelësin e shtëpisë? Unë e kam harruar timin.”. Sara mohoi me kokë dhe tha: “Edhe unë e kam harruar timin. Ende nuk ka ardhur mami?”.

Kalebi psherëtiu duke thënë: “Jo. Mbase ndonjë dritare e qilarit është e hapur. Eja ta kontrollojmë.”. Ata kontrolluan, por ishin të gjitha të mbyllura.

Kalebi tha: “Eja të shohim dritaren e kuzhinës.”. Ai i bashkoi duart së bashku, i ngriti lart dhe më pas tha: “Dritarja është shumë e lartë, por do të të ngjis ty.”. Kur Sara u përpoq të vinte këmbën tek duart e tij, të dy ranë përtokë. Ata u ngritën dhe panë që makina e nënës u ndal tek vendi i parkimit.

Sari thirri gjithë gëzim: “Oh, sa mirë! Erdhi mami!”. Por nga makina nga makina nuk zbriti nëna. Ndërkohë që Kalebi dhe Sara po shkundnin rrobat, tek dera kryesore e shtëpisë u afrua një burrë. Ai i përshëndeti fëmijët me dorë dhe po priste. Fëmijët e njohën menjëherë Xhetin, mekanikun nga qendra e shërbimit ku shpesh nëna çonte makinën kur kishte probleme.

Për habi, dera e shtëpisë u hap nga nëna e cila tha: “Faleminderit, Xheti.”. Ai i dha asaj çelësat e makinës. “Ti erdhe deri këtu vetëm për atë makinë. Tani do të të kthej unë në qendër.” Ajo u kthye nga Sara dhe Kalebi që nxituan drejt saj dhe i pyeti: “Përshëndetje, fëmijë. Jeni kthyer vonë sot. Nga keni qenë?”.

Kalebi dhe Sara panë njëri-tjetrin dhe filluan të qeshnin. Më pas Sara tha: “Asnjeri nga ne nuk e kishte çelësin, kështu u përpoqëm të futeshim nga dritarja sepse menduam që nuk kishte njeri në shtëpi! Nuk na shkoi mendja të trokitnim dhe të gjenim dikë brenda.”.

Nëna buzëqeshi dhe ju përgjigj: “Kjo më kujton vargun që lexuam në fund të kohës së lutjes sot në mëngjes. E mbani mend?”.

Sara u përgjigj nxitimthi: “Po. Vargu thotë: ‘Trokitni dhe do t’ju hapet’. Sa keq që nuk na shkoi mendja të trokitnim në derë.”.

Nëna qeshi duke pohuar: “E vërtetë. Kjo nuk do t’ju kishte hapur telashe.”.

Po ti ke menduar të trokasësh? Jezusi e përdori fjalën ‘trokas’ kur po thoshte se duhet t’i lutemi Perëndisë për atë që kemi nevojë. Mbase ty të duhet ndihmë për diçka, për dikë për të cilin je i shqetësuar, për një problem në shkollë ose për një shok. E ke çuar shqetësimin tënd para Perëndisë në lutje? Jezusi të fton të bisedosh me Të. Bëje, duke e ditur që Ai kujdeset për ty dhe duke besuar se Ai do të të japë përgjigjen më të mirë.

Kërkojini ndihmë Perëndisë!

Mirazhi
I krishterë me raste

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>