Fjala e Perëndisë na sjell premtime të cilat na japin siguri, dhe bashkë me to edhe një urdhërim të  urtë, për t’u përballur me vitin e ri: “Sjellja juaj të jetë pa lakmi paraje dhe kënaquni me atë që keni, sepse vetë Perëndia ka thënë: “Nuk do të të lë, nuk do të të braktis“. Kështu mund të themi, me plot besim: “Perëndia është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; c`do të më bëjë njeriu?“. (Hebrenjve 13:5-6). Ne mund ta jetojmë vitin që vjen pa frikë nëse ne përdorim këto katër të vërteta të mrekullueshme në jetët tona dhe do të ishte akoma më mirë nëse ato hedhin rrënjë në zemrat tona.

  1. Besimi që Perëndia do të sigurojë

Kënaqësia nuk ka të bëj me përfitimin e gjithçkaje që do. Kënaqësi do të thotë të duash atë që tashmë ke. 1 Timoteut 6:6-8 thotë: Perëndishmëria është një mjet që sjell dobi të madhe, kur njeriu kënaqet me aq sa ka. Sepse ne nuk kemi asgjë me vete në këtë botë, dhe është e qartë se prej saj nuk mund të marrim gjë me vete; por, kur kemi çfarë të hamë dhe të veshim, të jemi të kënaqur me kaq. Nëse e njeh Jezus Krishtin, atëherë je i përmbushur. Nëse ke rroba për të veshur, diçka për të ngrënë, dhe Jezus Krishtin në zemër, atëherë je i pasur. A e dini se përse kemi frikë? Sepse ne mendojmë që nevojat tona apo të dikujt që duam nuk do të përmbushen. Ose mendojmë që ato çfarë përmbushin nevojat tona do të na i rrëmbejnë. Por e dini çfarë? Nevoja më e fortë e zemrës sonë, mund të përmbushet vetëm Zotin Jezus Krisht.

  1. Prania e Perëndisë

Nuk e dimë çfarë na pret kur një vit tjetër fillon. Por dimë me siguri këtë gjë, Perëndia kurrë nuk do të na braktisë. A je një fëmijë i Perëndisë? Nwse po, dije se Perëndia nuk i braktis fëmijët e tij. Dhe kjo a nuk është  e mrekullueshme!

Për çfarë tjetër mund t’i druhemi një viti të ri? I druhemi sepse kemi frikë se do të përballemi me diçka që nuk do ta kuptojmë dot, dhe sipas nesh që do të na duhet ta përballojmë vetëm.

Por kur Fjala e Perëndisë të premton që Zoti nuk do të të braktisë, nuk e thotë këtë në mënyrë figurative. E thotë në kuptim të drejtpërdrejtë. Ai nuk do të heq dorë prej teje. Ne duhet të kuptojmë më shumë këtë vit se Perëndia rri pranë nesh. Kur i ligu të vij dhe të trokasë te dera e zemrës tënde, ti mund të thuash vetëm, “Jezus, të lutem shko hape derën.”.

  1. Besueshmëria e premtimeve të Perëndisë

Ekziston një frazë e shkurtër që përmbys çdo situatë. Kjo frazë gjendet te Hebrenjtë dhe thotë , “Ai ka thënë.” Një premtim nuk varet nga përmbajtja e tij, më shumë se sa nga personi që e bën. Kush ka thënë, “Unë nuk do të lë dhe nuk do të braktis”? Është thënë prej të gjithëpushtetshmit, gjithëdijshmit, dhe të kudondodhurit Perëndi. Ky premtim na jep siguri për premtimet e Perëndisë.

Në një vit të ri, kur thua, “Zot, nuk kam fuqi.” I gjithëfuqishmi Zot do të të përgjigjet, “Unë nuk do të lë dhe nuk do të braktis”. Kur të thuash, “Zot, i druhem asaj që mund të ndodhë.” I kudondodhuri Perëndi do të të thotë, “Unë nuk do të lë dhe nuk do të braktis”. Dhe kur të thuash, “Zot, nuk di çfarë të bëj.” I gjithëdituri Perëndi do të të përgjigjet, “Unë nuk do të lë dhe nuk do të braktis”. Ai vetë e ka thënë këtë.

  1. Rehatia që na jep mbrojtja e Perëndisë

Te Hebrenjtë 13:6 premtohet, “Kështu mund të themi, me plot besim: “Perëndia është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ē`do të më bëjë njeriu?“. Tani bashkojeni këtë me vargun 5, që thotë, “Ai ka thënë.”

Ashtu siç është shkruar më sipër, nuk e dimë se çfarë do të sjellë viti që hyn. Por dimë se mund të themi me guxim, “Zoti është ndihmësi im, kështu që nuk do t’i druhem asaj që mund të më bëj njeriu.” Kur të gjesh përmbushjen, praninë dhe sigurinë te Jezusi, do të gjesh edhe rehatinë e guximin për të përballuar një vit të ri që vjen.

T’u mësosh fëmijëve mirënjohjen

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>