Lexo: Psalmi 86:1-7

Luka ishte i shqetësuar. Ai dhe familja e tij kishim plot një javë që jetonin në shtëpinë e re, por ende nuk kishte parë ndonjë fëmijë në lagje. Luka ishte larguar nga shokët e ngushtë dhe kishte filluar të mendonte se këtu nuk do të gjente shok të rinj.

“Lutu për këtë.” i kishte thënë babai kur Luka i kishte treguar problemin e tij. “Lutu për këtë.” i kishte thënë nëna kur Luka i kishte folur për këtë. “Lutu për këtë.” kishte thënë motra e madhe kur Luka ishte dukur i trishtuar.

Kështu Luka ishte lutur. Ai i kishte kërkuar Perëndisë t’i dërgonte një shoh, dikë që do ta donte po aq sa donte shokët e tij të vjetër, veçanërisht Arlin dhe Todin. Atë e kishte marrë shumë malli për ta që nga koha e shpërnguljes.Mëngjesin tjetër ra zilja e derës. “Luka, të kërkojnë,” thërriti nëna drejt dhomës së tij. “Ka ardhur dikush për të të takuar.”Luka zbriti shkallët me vrap. Pikërisht tek dera kryesore qëndronte… një vajzë! Ajo kishte kaçurrela të verdha dhe quka; gjithashtu kishte vënë një kapele basketbolli ngjyrë blu. “Përshëndetje! ” tha ajo.“Unë quhem Tona dhe jetoj pranë shtëpisë tuaj. Kisha shpresuar që në këtë shtëpi të shpërngulej një familje me fëmijë, por nuk të kisha parë jashtë, deri dje. Nuk ka shumë fëmijë këtej rrotull, ndaj shpresoj që të mund të bëhemi shokë. Dëgjo, a koleksionon kartonë basketbolli?”

“Po… po, koleksionoj,” tha Luka i habitur. “Dëshiron… ë… dëshiron t’i shohësh?”

“Dua!” thirri Tona, dhe ata kaluan një orë duke parë kartonët e duke biseduar për basketbollin.

“Unë kam një shtëpi të ndërtuar në pemë në oborrin e pasmë,” tha Tona. “Eja pas dreke që të ta tregoj.”

Pasi Tona u largua, Luka u kthye nga nëna dhe tundi kokën e tij. “Unë i kërkova Perëndisë një shok, por nuk mendoja se Ai do të më dërgonte një vajzë!”

“Ndonjëherë Perëndia i përgjigjet me ‘jo’ lutjeve tona,” tha nëna. “Ndonjëherë Ai thotë ‘prit’; ndonjëherë i përgjigjet me ‘po’, por ndonjëherë…” nëna hezitoi, më pas buzëqeshi. “Ndonjëherë na bën surprizë.”

“Kjo është e vërtetë!” qeshi Luka. “A mund të hamë herët që të mund të shkoj për të parë shtëpinë në pemë të Tonës?” “Sigurisht!” pranoi nëna. “Unë u njoha dje me prindërit e saj dhe mendoj se do të jetë mirë. Shko të lash duart tani. Dreka është thuajse gati.”

A të ka bërë ndonjë surprizë Perëndia së fundmi si përgjigje të lutjeve të tua? Mbase ti do që Ai të përgjigjet në një mënyrë specifike, por mos harro, Perëndia e di gjithnjë çfarë është më e mira për ty. Ti mund të besosh se do të të përgjigjet në mënyrën e duhur. Mund të mos jetë në mënyrën që ti prisje ose shpresoje, por do të jetë e duhura për ty. Ti ke një Perëndi të mirë!

 

Perëndia i përgjigjet lutjes!

Përveç faljes
Ia vlen të presësh

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>