Lexo:Kolosianëve 3:1-3, 16-17

“Një ditë ti ke për të hyrë në këtë ndërtesë dhe ke për të parë helmetën time dhe numrin e uniformës në të gjithë vendin,” tha Rajani duke qeshur, ndërsa ai dhe djemtë e tjerë të shkollës të së dielës po dilnin nga salla e muzeut të futbollit.

Xhemi qeshi me zë. “Ta ëndërrosh këtë!” tha ai.

“Prit dhe do ta shohësh!” thirri Rajani. “Do të bëhem po aq i njohur sa ata, gjërat e të cilëve janë atje tani. Të gjithë do të më njohin kur të eci rrugëve dhe do të fitoj një mal me para!”

“Duket madhështore,” tha zoti Bredli, mësuesi i tyre, “por mos harro që fama dhe paraja nuk mund të të bëjnë të lumtur, vetëm nëse janë ato që Perëndia dëshiron për ty. E rëndësishme për një të krishterë është që të jetë i gatshëm të bëjë çdo gjë që Perëndia i kërkon. Perëndia kujdeset për detajet, nëse është i famshëm ose i panjohur dhe nëse fiton shumë para ose vetëm pak.”

“Pikërisht,” miratoi Xhemi. “Unë mendoj se do të bëhem misionar. Ata janë më të rëndësishëm se futbollistët.” Ai qeshi dhe pa Rajanin. “Bën mirë ta harrosh idenë tënde të marrë,” shtoi Xhemi i kënaqur. “Çfarë?! Prit një minutë!” thirri Zoti Bredli.

“Nëse Zoti dëshiron që ti të bëhesh misionar, Xhemi, kjo do të ishte madhështore. Por nëse Zoti dëshiron që Rajani të bëhet i famshëm dhe i pasur për të lënë një dëshmi të mirë për Perëndinë, edhe kjo do të ishte madhështore.”

“Ashtu?” pyeti Xhemi i habitur. Ai nuk ishte i sigurt nëse kjo ishte e drejtë. Zoti Bredli pohoi me kokë.

“Ajo që po them është që nëse bëheni futbollist, inxhinier, misionar, punonjës zyre, mësues apo çfarëdo tjetër, sigurohuni që qëllimi juaj kryesor të jetë t’i shërbeni Zotit dhe t’i sillni lavdi Atij,” u përgjigj zoti Bredli. “Kështu, kur të rritemi, ne do të mund t’i shërbejmë Perëndisë në të gjitha mënyrat e mundshme,” tha një nga djemtë e tjerë duke vrojtuar. “Kjo është fantastike.”

“Po,” tha zoti Bredli, “por mos prisni derisa të rriteni që t’i shërbeni Perëndisë. Nderojeni Atë në aktivitetet tuaja edhe tani.”

Çfarë ambiciesh ke për të ardhmen? Kërkoji Perëndisë të të tregojë vullnetin e Tij. Nëse Ai dëshiron që të bëhesh futbollist, atëherë bëhu një futbollist i mirë, duke dëshmuar për Krishtin dhe jo duke dëshiruar famë dhe para. Nëse Perëndia të thërret për t’u bërë misionar, atëherë bëhu një misionar sa më i zoti. Kërkoji Perëndisë të të ndihmojë që të vendosësh qëllime në çfarëdo që do të bësh në të ardhmen dhe tani gjithashtu!

 

Shërbeji Perëndise në çdo gjë që bën!

Njerëz të uritur
Stuhia e dëborës

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>