Për festa të duhet që të shkosh në dyqane të ndryshme, për të blerë produktet e nevojshme. Të duhet të planifikosh vaktet dhe ndonjëherë fillon edhe shqetësimi për financat.  Duket se edhe “koha më e mrekullueshme e vitit” mund të jetë stresuese. Fillo ta çlirosh këtë tension sezonal me këto strategji që do të ndihmojnë të mbash stresin  larg.

Dil jashtë dhe ushtrohu

Të kalosh kohë duke bërë aktivitete fizike bashkë me familjen, është një mënyrë e shkëlqyer për t’u mësuar fëmijëve zakone të shëndetshme.  Kështu mund të shpenzoni kohë duke festuar së bashku. Bëni një ecje të shkurtër. Mund të këndoni këngë të Krishtlindjes teksa ecni.  Nëse është shumë  ftohtë për të dalë jashtë, mund të realizoni  ushtrime në kushte shtëpie. Trupi juaj do të ndjejë endorfinën që prodhohet pas çdo aktiviteti të konsiderueshëm fizik dhe ju do të ndiheni më mirë.

Bëni një festë ku të gjithë të sjellin nga një gatim

Ai që do ta organizojë festën në shtëpi, do të përgatisë edhe pjatën kryesore ( që në këto raste është zakonisht mishi), por të ftuarit mund të sjellin  gatime të tjera dhe sigurisht ëmbëlsira. Për shembull dikush mund të vijë me një ëmbëlsirë shtesë, dikush tjetër mund të sjellë frutat e thatë. Për ta realizuar sa më mirë këtë, mund të përgatisni që më parë një listë me gjërat që mund të nevojiten dhe të ndani se kush do të përgatisë çfarë. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer që pesha  e përgatitjes të mos mbetet vetëm mbi një person dhe të gjithë të mund të ndajnë gjërat së bashku.

Delego

Mos i bëj gjërat vetëm, kur vjen puna tek përgatitjet e festive. Anëtarët e tjerë të familjes mund të ndihmojnë. Fëmijët mund të dalin jashtë për të nxjerrë shëtitje qenin, për të hedhur mbeturinat, apo për të pastruar tavolinat.

Qëndro brenda buxhetit

Qëndro brenda një buxheti që ke krijuar në lidhje me të gjitha shpenzimet që llogariten për festa. Mos harroni të përfshini këtu edhe kartolinat, postën, dekorimet, rrobat e reja, ushqimin, argëtimin, letrën mbështjellëse të dhuratave, e udhëtimet. Sa shumë mund të shpenzoni gjatë kohës të sezonit festiv?  Një mënyrë e mirë përllogaritje do të ishte sa  1.5 % e buxhetit tuaj vjetor. Pra nëse e gjithë familja juaj merr ne vit një milion lekë të reja, ju nuk duhet që të shpenzoni më tepër se 15 mijë lekë të reja për festa.

4 gëzimet e Krishtlindjes
Vetmia në ditë festash

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>