“Day One”

Sot është Dita e parë e pjesës së mbetur të jetës tënde…”

WestMatthewPër Matthew West, kjo është një stinë e re me këngë të reja të frymëzuara nga historitë e dëgjuesve. Në këtë mision ai ka shkruar këngë për t’i inkurajuar njerëzit që të kuptojnë se jeta e tyre është një histori dhe Zoti ka në plan që të flasë përmes dëshmisë së secilit. Mathew tregon: “Deri tani kam marrë më shumë se 30 mijë histori të cilat i kam lexuar, dhe kam shkruar këto këngë të albumit të ri që titullohet, ‘Live Forever’ (Jeto përgjithmonë). Kënga që zgjodhëm për ta transmetuar në radio te parën, dhe që u prezantua në fillim të vitit të ri, kishte një mesazh të përshtatshëm. Kënga titullohet ‘Day One’ dhe është frymëzuar nga vargu që thotë: “Është një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht. Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikëria jote.”
Lutja ime përmes kësaj kënge është që të na kujtojë se pavarësisht momentit që po kalon tani në historinë e jetës tënde, pavarësisht se sa keq mund të kesh ngecur, pavarësisht domethënies që viti i kaluar ka pasur për ty, pavarësisht mundimeve që sot kalon, apo fajin që të mundon, dhe të mposht. E sotmja është një ditë e re. Po e nesërmja? Dhe e nesërmja është një ditë e re gjithashtu! Dhe dita pas të nesërmes është një ditë e re po ashtu. Në udhëtimin tonë të besimit çdo ditë është dita e parë. Çdo ditë është një fillim i ri. Çdo mëngjes, mëshirat e tij janë të reja dhe kjo gjë e bën këtë ditë të jetë dita e parë!”

Mbështetur në këtë këngë, kantautori ka shkruar dhe një libër meditimesh të titulluar ‘Sot është dita e parë’ në të cilin Matthew West na kujton për mëshirat e reja të Perëndisë. E djeshma ka shkuar, e sotmja është një dhuratë që duhet jetuar me gëzim, hir dhe mirënjohje.

 

Gëzimin e Zotit kam forcë
Thjesht një Krishtlindje tjetër

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>