“Lift your eyes
See it in a different light
Just a cloud up in the open sky
Let the rain, fall away…”

David Dunn, ka studiuar në një shkollë inxhinierie. Pasionin e tij për muzikën e zbuloi gjatë orëve të mesnatës, në klasat e Universitetit teknologjik të Teksasit, në Lubok. Albumin e tij të parë e regjistroi gjatë kohës që ishte në vitin e parë të shkollës së lartë. Kjo ndodhi para se ai të shkonte në Afrikë, ku do të merrte pjbb347a51b521976113434b9b40bde3f146d10f07esë në një mision humanitar. Më pas ai u kthye në vendin e tij, tashmë me dëshirën për t’u marrë me muzikë dhe për të shkruar këngë me kuptim. Ai fitoi popullaritet dhe u bë mjaft i suksesshëm, ndërsa mori pjesë në programin, The Voice.

“Unë jam David Dunn, dhe dua t’ju tregoj për temën e këngës sime, “Today Is Beautiful” (Sot është bukur). Kënga flet për nipin tim 3 vjeçar. Nipi im i vogël, u acarua me motrën e tij më të madhe sepse nuk e lejonte që të shtynte me karrocë vëllain e tij të vogël.  Kështu që u ulem për ta diskutuar këtë gjë. Ndërkohë që bisedoja me të, po mendoja për veten time.

Në fakt kjo është një panoramë shumë e qartë e njerëzimit, ajo që ne bëjmë në të shumtën e rasteve. Fokusohemi tek problemet tona të vogla. Tek ato gjëra që ne i bëjmë të duken aq të mëdha, sa vjen një moment dhe shndërrohen vërtet në gjëra serioze. Gjëra të tilla na bëjnë të ndihemi vërtet të mjerë.  Por, nëse i heqim sytë nga këto probleme dhe vendosim t’i shohim ato gjëra që na shqetësojnë me sytë e Zotit, do të kuptonim, që në fakt janë një bekim nga Perëndia.

Janë mundësi të shkëlqyera që na jepen, në mënyrë që të na gdhendin e të na bëjnë më shumë si Zoti. Pra, kënga, është një kujtesë për mua dhe një inkurajim për ju që t’i shihni gjërat me sytë e Zotit.”

 

 

 

Këngëtarët e Krishterë në Eurovizion
Carrie Underwood: Besimi në Jezusin më ndihmon të përballem me urryesit

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>