Mjaft personazhe të njohur kanë humbur kontrollin dhe kanë përfunduar në spital për shkak se nuk kanë mundur të durojnë më ngarkesën nervore.  Por çfarë do të thotë një dobësim nervor?  Më së pari nuk është një term mjekësor dhe nuk përfaqëson emrin e një sëmundje specifike.  As nuk do të  thotë që personi që e ka këtë nuk mund të menaxhoj  më stresin e  jetës dhe mund të mos kenë aftësinë për të administruar jetën e përditshme. Por këta njerëz mund të përjetojnë  pagjumësinë, paranojën apo  një periudhë vetë-izolimi. Faktorët e riskut që mendojnë se çojnë në një dobësim nervash janë:  një punë e vazhdueshme nën stres, ç’rregullime të ankthit, çështje financiare, divorci,  apo ç’rregullime të tjera mendore.

Një dobësi mendore është  një periudhë  gjatë së cilës ndodh një  sëmundje mendore e cila karakterizohet nga ndjesitë e depresionit, stresit, ankthit, e të gjitha këto ndikojnë në cilësinë e përditshmërisë sonë.  E përdorim ndonjëherë, “ u shkatërrova nga nervat”, për të thënë që është e pamundur që të duroj  më tepër; Gjithsecilit mund t’i ndodhë dhe të gjendet keq për një moment. Duhet të dimë se cilat janë shenjat e dobësisë nervore dhe të fillojmë që të vendosim prioritete nëse vëmë re disa prej shenjave që do të ndajmë tani.

1.Mungesa e fokusit

A ke problem me përqendrimin? Stresi kronik,  mund të bëjë kërdinë  me mendjen tënde. Arsyeja është se kur jemi të stresuar në trurin tonë ka me shumicë hormone të kortizolit të cilat mund të  dobësojnë memorien tënde. Kjo mund të dallohet nëse harron mbledhjet, harron afatet, dhe nuk ec dot me ritmin që  po ecën jeta.  Humbja e kujtesës afat-shkurtër  përshkallëzohet nga një problem i thjeshtë deri në një problem shumë të rëndësishëm.  Duhet që të dalloni nivelin  e stresit kur fokusoheni tek afatet, gjërat që duhen mbyllur.  Të shkruash gjërat që të shpërqendrojnë mund të jetë  efektive për të ndihmuar që të fokusohesh më tepër.

2.Zakone të këqija gjumi

Mungesa e gjumit mund të çojë në një rrezik më të madh të problemeve kronike të shëndetit siç janë trombozat dhe hipertensioni. Kur kemi periudha depresioni dhe stresi kronik, gjumi shumë shpesh ndikohet.  Mungesa e gjumit përfshin: të ngrihesh në mes të natës, të kthehesh vazhdimisht sa në një krahë në tjetrin në shtrat. Të qëndrosh zgjuar për orë të tëra.

Ka një lidhje midis problemeve  me natyrë psikiatrike, psikologjike dhe  gjumit. Pra njerëzit që janë të depresionuar apo kanë ankth, shumë shpesh kanë probleme me gjumin si pasojë e këtyre çrregullimeve. Mungesa e vazhdueshme e gjumit e ushqen depresionin  dhe çon në dobësi nervore. Të rriturit që vuajnë nga mungesa e gjumit , janë më të prirur që të kenë një ç’rregullim të gjendjes emocionale.

3.Ankth i shtuar

Dallimi mes një çrregullimi ankthi dhe  të pasurit vetëm ankth  normal , vihet re nëse emocionet ju shkaktojnë shumë vuajtje . Ankthi i vazhdueshëm  mund të jetë arsyeja kryesore për një dobësim  nervor, pasi  është  më e lehtë të ndiheni të izoluar nëse keni ankth të fortë. Sidoqoftë, kjo gjendje mund të bëhet alarmuese nëse të paralizon me frikë dhe të duket se çdo gjë e bën me vështirësi të madhe.  Zotërimi  i ankthit nuk është i thjeshtë, dhe kur jeni në limite mund të bëhet akoma më i rrezikshëm. Nëse keni mendime shqetësuese, kontaktoni menjëherë me qendra këshillimi, ka njerëz që duan t’u qëndrojnë  pranë dhe të ndihmojnë.

4.Kërkon të hash vazhdimisht ushqime të pashëndetshme

Stresi i shkakton trurit që të lëshojë hormone në trup, duke përfshirë kështu adrenalinën, e cila shkakton që të konsumosh ushqime që kanë shumë kalori. Këto ushqime kanë shumë sheqer, apo përmbajtje shumë të lartë yndyre. Kjo do të gënjejë trurin tuaj dhe do të ndiheni mirë për momentin, por kënaqësia nuk zgjat asnjëherë sa duhet në të tilla raste. Herën e ardhshme që mund të përballesh me një emocion bëj këtë: Mbaj një plan që nuk do të hash më shumë se ç’duhet vetëm sepse ndihesh keq. Dil dhe bëj një xhiro,  apo merr makinën dhe shko diku në mënyrë që të përballesh me tundimin për të ngrënë.  Ka njerëz që kanë problemin e kundërt, nuk hanë siç duhet kur janë në stres, e thënë ndryshme, harrojnë të hanë. Në këtë rast është mirë që të blini disa nga ushqimet tuaja të preferuara dhe  t’i konsumoni herë pas here ato. Një mik apo i afërm mund t’u ndihmojë duke ju kujtuar vazhdimisht dhe duke ju mbajtur përgjegjës.

5.Mungesa e interesit për  mirëmbajtjen personale dhe  pamjen e jashtme

Kjo ndodh kur nuk do t’ia dish për mënyrën sesi dukesh apo se çfarë ke veshur. Ndonjëherë madje e ke të vështirë të krehësh dhe flokët siç duhet. Depresioni ndikon edhe trupin, po ashtu siç ndikon mendjen.  Shumë njerëz që janë në depresion ankohen për një mungesë fuqie dhe për këtë arsye ata nuk mund të bëjnë shumë gjëra që duhet të bënin për veten e tyre.  Kjo është një shenjë e rëndësishme për t’u konsideruar për sa i përket depresionit. Ndaj është mirë që të lajmërosh të  tjerët, për atë se çfarë po ndodh me ty. Të duhet patjetër ndihmë e mirë, në mënyrë që të ndihmojë të rikuperohesh. Lutu tek Zoti që Ai të sjellë në rrugën tënde njerëzit e duhur. Ai të ka premtuar se “ nuk do të të lerë e as nuk do të të braktisë”. Ndaj ne themi me guxim : “ Perëndia është ndihmësi im, unë nuk do të kem frikë.” Megjithatë, është e nevojshme që edhe ti të marrësh hapa për sa i përket vetes, ndaj filloje duke veshur diçka të pastër dhe të këndshme sot.

 

Është e rëndësishme që të mos marrësh lehtë asnjë nga simptomat që folëm.  Në çdo rast fol me një mik, lidhur me këtë shqetësim. Së fundmi,  është e nevojshme që të  kërkosh një profesionist që mund të flasë me ty, në mënyrë që nëse është e duhur, të përshkruajë mjekimet për të pasur në kontroll të gjithë mungesën e balancës hormonal që është duke ndodhur  në  trupin tënd.  Je shumë I çmuar për të  lejuar, që një dobësim nervash të të verë poshtë.

 

Epidemia e vetmisë
3 arsye se përse plani i Zotit është më i mirë se plani yt

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>