Dita Botërore e sigurisë dhe shëndetit në punë është në datën 28 Prill dhe promovon punën e sigurt, të shëndetshme  dhe të përshtatshme.Një kulturë e sigurt dhe shëndetshme ndërkombëtare është një kulturë ku e drejta për siguri dhe shëndet në ambientin e punës respektohet në të gjitha nivelet. Në një kulturë të tillë qeveritë, punëdhënësit dhe punonjësit, marrin pjesë në mënyrë aktive  në mundësimin e një vendi pune të sigurt dhe të shëndetshëm, përmes një sistemi që mbron të drejtat, përgjegjësitë dhe detyrat, dhe ku prioriteti më i madh lidhet me parandalimin e rreziqeve. Do të  flasim pët mënyrat se si mund të jemi më të sigurt në punë.

1.Redukto stresin në vendin e punës

Shumica e punonjësve nuk janë të shëndetshëm dhe në formë për shkak të axhendës së zënë, që përfshin orë të gjata pune, presion pune dhe konfliktit që shfaqet mes kolegëve ose me shefin e organizatës. Dhe, të gjitha këto mund të çojnë në sëmundje ose depresion te punëtorët. Gjithashtu, kjo nuk ndikon vetëm jetën e tyre profesionale por gjithashtu krijon telashe edhe në jetën e tyre personale. Kështu që, në vend që të presësh të lodhesh, është më mirë që të fillosh të kujdesesh për shëndetin, duke bërë pushime të rregullta, të ulesh në një posturë të përshtatshme dhe të mbash po ashtu një dietë të duhur.

2.Përdor asistencën mekanike

Kurdo që të duhet të mbash apo të ngresh një pajisje të rëndë duhet të përdorësh një mjet transporti, si piruni për shembull. Nëse tenton që të ngresh diçka që është e rëndë, ajo mund të lëndojë muskujt e tu. Kështu që, sigurohu të përdorësh mjetet e duhura në mënyrë që të mos e lëndosh veten.

3.Ji i vëmendshëm

Ka shumë punonjës që zakonisht bëjnë kompromise ose injorojnë alarmet e paralajmërimeve dhe për shkak të kësaj, ndodhin dëmtime dhe fatalitete në punë. Ndaj merr me shumë seriozitet cdo paralajmërim.

4.Mbaj veshjet e duhura

Është thelbësore që të veshësh mbrojtjen e duhur gjatë punës. Dhe këto pajisje mbrojtëse mund të jenë të çdo lloji si, kufje, helmeta, dorashka, maskë dhe pajisje të tjera që kërkohen gjatë procesit të punës. Këto mjete do të parandalojnë incidentet që mund të ndodhin në vendin e tyre të punës.

5.Ulu sipas posturës së duhur.

Nëse ke një punë ku duhet të qëndrosh ulur, atëherë është thelbësore që të mbash qëndrimin e duhur, ndërkohë që punon në tavolinë. Duhet t’i mbash shpatullat drejt, po ashtu edhe shpinën për të shmangur problemet me shtyllën kurrizore. Tento të mos përkulesh gjithë kohën nëse është e mundur, dhe mundohu të përdorësh karrigen që ka formën e duhur.

 

Fakte dhe mite mbi proteinat
Përfitimet kur ndihmojmë të tjerët

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X