Anulo  abonimin.

Nëse jeni regjistruar ndonjëherë në një faqe interneti  ku shiten rrobat e firmave  më  të  njohura, atëherë  me shumë mundësi llogaria juaj e postës elektronike  ka  me qindra  njoftime  të ndryshme, të cilat flasin për ofertat më të fundit. Problemi është se shumë prej  njoftimeve vijnë në orët e vona të natës  dhe gjëja e parë që shihni në mëngjes është radha e gjatë e ofertave. Në këtë moment  ju kujtoheni se të gjitha këto reklama shfaqin rroba të bukura që ju nuk i keni dhe ofertat i keni humbur. Ju , më pas, inkurajoni veten dhe në fund blini rroba të panevojshme që ngarkojnë akoma më shumë gardërobën tuaj. Duke anuluar abonimet për të cilat jeni regjistruar, atëherë ju pastroni gardërobën tuaj dhe hiqni mendjen nga artikujt që janë shumë të bukura por jo të nevojshme. Dhe së fundmi, ju nuk tundoheni më prej ofertave sepse nuk do të shihni më njoftime në llogarinë tuaj!

Pastroni mediat sociale 

Reduktoni faqet që ndiqni në mediat sociale si Instagrami ose Facebook. Ja disa faqe që  do ishte më mirë të mos i shihnit më në faqen tuaj kryesor: faqe ku postimet janë të kota , shumë herë edhe të përsëritura, firma që nuk janë zyrtare, dhe llogari të cilat të bëjnë të ziliqare ose të mendosh keq për veten. Nëse e bëni këtë do të keni më shumë vend, më pak zili, më pak reklama dhe më pak postime tunduese.

Pastroni dollapin.

Nëse keni më shumë veshje të bukura seç duhet mes rafteve të dollapit tuaj, sillni një ndër miqtë tuaj dhe përpiquni të krijoni kombinime me rrobat që tashmë i keni. Nëse keni rroba të cilat nuk i doni më ose nuk përshtaten me masat e trupit tuaj, ju mund t’ia falni ato dikujt tjetër që mund ti pëlqej ato. Do të keni më pak por do të keni mundësi të gjeni gjërat që ju pëlqejnë.

Shkoni te pastrimi kimik ose te rrobaqepësia

Kjo është njësoj me pastrimin e gardërobës suaj. Të gjithë kemi rroba të cilave u mungon të paktën një kopsë ose kanë një zinxhir të prishur ose ndonjë problem tjetër që është i zakonshëm, veçanërisht kur i kemi blerë në dyqane të dorës së dytë.  Ndoshta ndiheni sikur keni nevojë të blini edhe pse keni veshje të mjaftueshme në dollapin tuaj. Vajzat janë praktike. Vetëm duhet ta shfrytëzojnë këtë dhunti. Mblidhini të gjitha rrobat problematike dhe dorëzojini te pastrimi kimik ose te rrobaqepësia. Do të ndiheni sikur i keni blerë të reja kur të shkoni t’i merrni përsëri.

Mos shkoni për pazar kur ka ulje.

E kemi fjalën për dyqanet në qendrat tregtare. Ndoshta nuk jeni një klient i rregullt në dyqanin tuaj të preferuar. Por nuk duhet të ndiheni keq. Shihni nëse mund të bleni artikuj me çmime të plota rregullisht.  Duke blerë me çmime të plota atëherë do të kuptoni se blerjet e kujdesshme nuk kushtojnë shumë. Do të blini shumë më pak dhe do të jeni më të kujdesshëm. Do të filloni të kuptoni se sa duhet të kushtoj një artikull në të vërtetë. Duke lënë veç firmat e pavlera, artikujt me çmim te plote janë një shembull i mire kur mendojmë se sa duhet të kushtojnë artikujt në të vërtetë. Jemi të më të dhënë pas uljeve seç duhet të jemi dhe mendojmë vazhdimisht se duhet të blejmë diçka për të cilën nuk kemi vërtetë nevojë, por e blejmë vetëm sepse kishte çmim të ulët. Kemi mentalitetin se jemi duke çuar para dëm kur blejmë artikuj me çmim të plotë por në të vërtetë paratë çohen dëm kur blejmë në vende të cilat kanë ulje. Kujtoni se, nëse nuk ka vlerë të paguani çmim të plotë, nuk ka vlerë ta mbani artikullin në gardërobën tuaj. Përpiquni ta thyeni këtë zakon dhe shihni nëse ndryshoni mendim për atë çfarë dëshironi dhe atë për çfarë keni nevojë.

Ja ku filloi sërish puna
Je ti që i jep vlerë një veshjeje

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X