Vera sjell lule të bukura, diell dhe…dasma! Dasmat janë një kohë e mrekullueshme për të bekuar një çift të ri me kujtime që do të mbahen mend gjatë. Ne mendojmë se dhuratat kanë nevojë për një prekje të veçantë në mënyrë që të përcjellin dashuri tek jetët e personave që do ta marrin dhuratën. Ndaj kemi vendosur që më poshtë të ndajmë 5 ide fantastike mbi dhuratat që mund t’i bëhen një çifti të porsamartuar.

  1. Një set filxhanësh (Mr. and Mrs.)

Pothuajse të gjithë duan që të pinë kafe në mëngjes dhe është shumë bukur kur çiftet kanë mundësinë ta bëjnë këtë gjë së bashku çdo mëngjes. Akoma më e veçantë është nëse ju i dhuroni një palë filxhanë të tillë që u kujtojnë se i përkasin njëri-tjetrit. Të tillë filxhanë janë lehtësisht të gjetshëm në markete apo qendra tregtare ose ju mund t’i porosisni në një studio ku përgatisin dhurata të personalizuara, duke shtuar edhe mbiemrin qe ka familja e re. Kjo do ta bënte dhuratën tënde akoma më të veçantë e më të dashur.

  1. Dekor domethënës për murin

Ka kaq shumë vargje që ju mund t’i përdorni si dekore për murin. Ja disa të tillë:

  • Dashuria është plot mirësi. – 1 e Korintasve 13:4
  • Në dashuri nuk ka frikë. – 1 Gjonit 4:18
  • I dashuri im është imi, dhe unë jam e tij. – Kantiku i Kantikëve 2:16

Këto janë vetëm pak shembuj por për një dhuratë sa më të personalizuar mund të kërkosh se cili është vargu i preferuar i çiftit dhe të bësh atë si zgjedhjen tënde. Varguan ata mund ta vendosin në sallon ose në korridor. Të tilla dekore përveçse janë të këndshëm, nuk krijojnë probleme me bojën kur i heq nga muri. Sërish në studio për arredimin e shtëpive apo për dhurata të personalizuara mund të porosisni një dhuratë  të tillë.

  1. Bluza (I love my husband/wife)

Dhuroju miqve të sapomartuar mundësinë që të shprehin dashurinë ndaj njëri-tjetrit me anë të këtyre bluzave të këndshme. Këto bluza mund të porositen në studio fotografie ose në studio ku realizojnë dhurata të personalizuara. Për t’ia përshtatur maksimalisht shijes së çiftit mund të kërkosh për formate shkrimi në internet.

  1. Një libër rreth martesës

Këtë do ta konsideronim si  dhuratën më të vlefshme. Disa nga librat që mund të dhuroni i gjeni të listuar më poshtë:

  • Familja e shëndoshë

Në një kohë kur kriza në familje dhe jeta familjare po i ndikon si të krishterët dhe jo të krishterët, Andi Oliver, autori, siguron në kohën e duhur , një kujtesë për qëllimet e mira të Perëndisë për ne. Përqasja e tij është sfiduese dhe e papërkulur,  të jep një përfitim praktik, të drejtpërdrejtë dhe flladitës, të asaj çfarë Bibla të mëson.

  • Arti i martesës së lumtur

Ap dhe Anita Verwaijen u kushtojnë këtë libër atyre që dëshirojnë të studiojnë më thellë thelbin e martesës. Ndihmon në rigjallërimin e marrëdhënies dhe atyre që janë thirrur për të ndihmuar të tjerët në trajnimin e ankthit martesor.

  • Të përgatiteni për martesë

Denis Reini paraqet një program dinamik që ka për synim t’ju ndihmojë për një jetë së bashku pasi torta është prerë dhe dasmorët janë kthyer në shtëpitë e tyre. Ky është momenti kur fillon aventura e krijimit të një martese të ngushtë, të fortë e biblike. Ky studim përbëhet nga tetë sesione që do t’ju drejtojnë në ato fusha ku keni nevojë të rriteni si çift.

  • Ne të dy

Walter Nitsche na ofron një udhërrëfyes për martesën. Ky libër na bën që të zbulojmë në mënyrë direkte dhe të saktë sekretet e martesës. Fazat e ndryshme të jetës së çiftit janë përshkruar me një gjuhë moderne, konkrete dhe të thjeshtë. Autori tregon se si të mbajnë të lumtur martesën e tyre.

  • Sekreti i dashurisë

Josh Mcdawell dëshiron të të ndihmojë për të pasur një marrëdhënie më të kënaqshme të dashurisë. Beqar apo i martuar, ky libër do të të japë një perspektivë të freskët për të vlerësuar dhe përmirësuar jetën tënde të dashurisë.

  • Seksi dhe martesa

June Hunt brenda dhjetë kapitujve të këtij libri na bën të gjejmë urtësi frymore dhe këshillim të dhembshur për çështje të rëndësishme, si: këshillim paramartesor, martesa, intimiteti, komunikimi, homoseksualizmi e të tjera si këto.

  • Rruga drejt martesës

Pastor Arjan Larashi  na mëson të jemi vigjilentë dhe të kujdesshëm në zgjedhjen e njeriut të duhur të Perëndisë përkrah nesh. Ky libër vjen në një kohë kur familja dhe martesa sipas planit hyjnor janë bërë shënjestër e sulmeve satanike si kurrë më parë.

  • Unë u martova me ty

Me një gjuhë të qartë dhe të thjeshtë, Valter Trobish, përpiqet të shpjegojë sa më kuptueshëm për të gjithë njerëzit thellësinë e fjalëve: “Për këtë arsye, njeriu do ta braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij dhe të dy do të jenë një mish i vetëm”. Nëse duam një martesë të shëndetshme, ajo ka nevojë të ndërtohet mbi themelin e braktisjes, bashkimit dhe kthimit në një.

  • 5 gjuhët e dashurisë

A flisni të njëjtën gjuhë dashurie me bashkëshortin tuaj? Kësaj pyetjeje dëshiron t’i përgjigjet nëpërmjet këtij libri autori Geri Çapman. Në këtë botim, ju do të gjeni shtjellimin e pesë gjuhëve të dashurisë, të cilat do t’ju ndihmojnë të kuptoheni si çift. Pasi t’i kuptoni dhe t’i flisni ato, ju do të mund ta shprehni dashurinë në mënyrë të efektshme. Për pasojë, ju do të ndiheni me të vërtetë i/e dashur.

  • In Tandem, duke mësuar së bashku në rrugëtimin e jetës

Rinaldo Diprose na propozon një libër të rrjedhshëm, që lexohet me një frymë dhe që ve në dukje besnikërinë e Perëndisë në ecjen e një çifti.

Të gjithë këta libra mund t’i gjeni pranë librarisë së VUSH ose Librarisë së Qendrës Stefan. Librin “Seksi dhe Martesa” mund ta porosisni edhe në faqen tonë të Facebook (Radio 7).

  1. Një kornizë me premtime dashurie.

Nuk ka asgjë më të ngrohtë se sa një kujtesë vizuale për ta dashur njëri –tjetrin dhe të tilla korniza janë gjithmonë të bukura. Thëniet apo zotimet e preferuara mund t’i printosh në një tablo ose nëse piktura është talenti yt, mund të jesh ti që i shkruan.

E në fund mos harro të lutesh për këtë çift që po nis një kapitull të ri plot sfida në jetën e tyre. Lutu që në çdo sfidë të kujtojnë praninë dhe besnikërinë e Perëndisë. E në çdo gëzim të mos harrojnë se burimi i bekimeve është Jezusi.

Fuqia e fjalëve
David Platt lutet për Presidentin Trump pasi ai shfaqet papritur në kishë

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X