Shpesh na ndodh të përballemi me frikën nga dështimi.  Kjo bën që të dyshojmë aftësitë tona. Pas shumë përpjekjesh dhe lodhjeje për shkak të pengesave që na dalin përgjatë rrugës na duket sikur nuk po shkojmë drejt realizimit të synimit tonë  por drejt humbjes. Por mos u shqetësoni ka një zgjidhje për të përballur këtë frikë.

prayer 40Mos dysho te vetja, nuk bën gjë tjetër veçse pengon  krijimin e vetëbesimit!  Është e rëndësishme t’i shprehim mendimet tona ashtu siç i ndjejmë dhe të punojmë për vetëbesimin. Kur ne biem pre e zërave që na thonë: “ nuk do t’ia dalësh” nuk do të mundemi të shprehim aftësitë që kemi.

 

Beso tek aftësitë e tua

Identifiko  pikat e tua të forta përpara se të shqetësohesh për dobësitë. Fokusohu tek gjërat pozitive, beso te aftësitë e tua dhe kjo do të ndihmojë të krijosh besim të shëndetshëm tek vetja.

motivational-success-training-300x240

Po aq e rëndësishme është të jemi tolerant me veten. Kështu mund të jemi të qetë kur të duhet të përballemi me mendime kontradiktore. Nëse një çast mbyllim sytë dhe imagjinojmë rezultatin pozitiv ose suksesin do të thotë se po sfidojmë frikën nga dështimi.

Gjej rrethin që do

Përpiqu të gjesh rrethin që të jep qetësinë, miq që të shërbejnë si trajnerë për të frymëzuar drejt fitores. Mjedisi pozitiv ku të tjerët na mbështesin në përpjekjet tona për t’u përmirësuar na ndihmon të kemi besim në vendimet tona.

job-660x443

 

 

 

Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë
Trego dashuri për të tjerët në çdo kohë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>