Të gjithë duam të qëndrojmë të shëndetshëm, apo jo? Por, të mos presim që vendi ynë i punës të jetë tepër favorizues për ta realizuar këtë. Gjithsesi, jemi në që sjellim zakone të tjera të këqija në zyrë. Nëse do të arrinim të qëndronim të shëndetshëm në punë, kjo do të ulte stresin dhe do të na ndihmonte të ishim më produktiv.  Le të shohim disa ide që  mund të na shërbejnë në lidhje me këtë çështje.

1.Bëj kujdes me ato që prek.

Kije mendjen në gjërat që prek në vendin e punës. Sigurohu që të pastrosh dhe të dezinfektosh sipërfaqet e tavolinave, dorezat e dyerve, telefonat, tastierën, për të shmangur kështu mikrobet. Ndoshta nuk do të mundesh t’i eliminosh të gjitha, por të paktën mund të ulësh numrin e tyre. Dezinfektimin mund të bëhet duke përdorur alkool të thjeshtë të çnatyruar, që mund të blihet në farmaci.

2.Bëj ushtrime

Çohu nga karrigia jote dhe fillo të bësh disa ushtrime për  10-15 minuta .Nëse mund të dalësh nga zyra bëj pak ecje,  e nëse jo, fillo të lëvizësh  në ambientet e  brendshme të ndërtesës. Mund të fillosh të ngjisësh shkallët në vend se të marrësh ashensorin, të parkosh pak larg kur vjen në punë, apo  të vish me biçikletë. Të bërit ushtrime do të largojë  stresin, dhe do të ndihmojë trupin tënd të ndihet më i  relaksuar. Gjithashtu do të të bëjë ty një punonjës më të lumtur.

3.Menaxho stresin.

Stresi mund të shkaktojë atak zemre, presion të lartë gjaku, dhimbje koke (më e zakonshmja) ose shtim në peshë. Vendos balancën e duhur, ndërmjet jetës në shtëpi dhe jetës në punë. Nëse të duhet një pushim, merr një ditë vetëm për veten . Pas pune provo që të pushosh dhe të bësh diçka që të pëlqen.

4.Ha shëndetshëm

Në qoftë se ke një frigorifer në vendin ku punon, mund të mbash aty karota, bajame, banane ose një sallatë të përgatitur. Kjo ndihmon të shmangësh ushqimet e shpejta, e  të pashëndetshme. Ha ushqime të cilat kanë përmbajtje të lartë fibrash si: thjerrëza, bizele, brokoli ose fasule të zeza. Shmangni ëmbëlsirat në punë  Ato mund të shtojnë qindra kalori.

5.Pi më shumë ujë.

Pi rreth 6-8 gota ujë në ditë. Përfshi gjithashtu në dietën tënde edhe çajin bimor, supat, ose lëngjet e frutave.  Kastravecët, luleshtrydhet, domatet dhe karotat, janë një mënyrë e mirë për të të qenë i hidratuar. Përveç hidratimit, uji gjithashtu të ndihmon të mbrohesh nga ftohja dhe mikrobet.

3 mënyra se si të mbajmë Rezolutën e Vitit të Ri
Çfarë mund të bëjmë në një ditë Krishtlindje?

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>