Çdo ditë,  mund të ndeshemi me  të gjitha llojet e surprizave dhe ngjarjeve të papritura. Shumica e tyre janë të një rëndësie të vogël, por nganjëherë ato janë të mëdha,duke na  shkaktuar  vështirësi dhe probleme. Shumica e njerëzve pëlqejnë të kenë  kontroll mbi  jetën së tyre dhe për këtë arsye janë më të qetë kur ndjekin gjithmonë të njëjtën rutinë. Njerëzit ndihen më të sigurt në një ambient të njohur, duke bërë të njëjtat gjëra çdo ditë, pa ndryshime në përditshmërinë e tyre. Por kur surprizat e pakëndshme vijnë si t’i  përballojmë ?

1 . Prano se ngjarje të papritura mund të na ndodhin gjithmonë

Pranoni faktin se ngjarjet e papritura janë pjesë e jetës dhe janë të pashmangshme. Kur ta pranoni këtë fakt, në njëfarë mase, do të jetë më e lehtë  për ju të merreni me çfarëdo që mund të ndodhë.

2. Zhvillo një qëndrim pozitiv

Çelësi për çdo gjë është qëndrimi juaj. Një qëndrim pozitiv është një vlerë e madhe  në situata të papritura. Jo të gjitha ngjarjet e papritura janë negative. Ndonjëherë, ajo që duket si një problem, apo edhe një katastrofë, mund të jetë një bekim i fshehur. Një ngjarje negative mund të zgjojë motivimin dhe këmbënguljen, që çon  në progres dhe sukses . Edhe largimi nga puna, mund të dalë për mirë , pasi mund të gjesh një punë më të mirë dhe më të kënaqshme. Një humbje ose dështim mund të bëjë që të kërkoni diçka më të mirë. 

3. Mendoni për një plan alternativ

Kur bëni një plan, gjithmonë duhet të keni një plan alternativ, në rast se plani i parë dështon. Kjo nuk do   t’u lejonte  që të bini në një gjendje pafuqie, e të mos dini  se çfarë të bëni më pas.

4. Prisni për disa momente

Mendohuni para se të flisni kur përballeni me ngjarje  të papritura ose të pakëndshme . Para se të zemërohesh ose të biesh në panik ,  vër re me vëmendje se çfarë ka ndodhur e mundohu ta kapërdish këtë informacion. Në pjesën më të madhe të rasteve mund të jetë diçka e lehtë për t’iu përballuar.  

5. Mos u zemëro

Nëse nuk mund ta kthesh pas atë që ndodhi, çfarë mund të fitohet duke u zemëruar, ose duke ju zënë paniku? Nuk do të fitonit asgjë. Në vend që të ndihesh i hutuar,  i zemëruar ose të ndihesh i paaftë, do të ishte shumë më e dobishme të mendoni se si të përshtateni me situatën e re dhe si ta përmirësoni atë.

6.Fillo të bësh gjëra ndryshe nga sa je mësuar

Merrni një rrugë tjetër për të shkuar në punë . Konsumoni një mëngjes ndryshe nga sa jeni mësuar.  Mund të pini çaj në mëngjes, në vend të kafesë. Vendosni pa u menduar shumë gjatë për të shkuar në kinema me një mikun apo miken tuaj. Bëni gjërat që zakonisht bëni, por në një mënyrë tjetër.

E qeshura është ilaçi më i mirë
Çfarë duhet bërë për të mbrojtur speciet që po zhduken?

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X