Në qoftë se ju vetë  nuk keni përjetuar diçka të tillë si humbja e një njeriu të dashur  në jetën tuaj,  por njihni dikë që ka pësuar një humbje dhe është në depresion,  ne do t’ju ndihmojmë që të njiheni  me disa mënyra ngushëlluese për ti qëndruar  sa më pranë  atyre që përjetojnë  një dhimbje të tillë.  Është e vështire të kuptojmë  dhimbjen që dikush po kalon. Ne shpesh na ndodh që nuk dimë mënyrën e duhur se si t’ua  lehtësojmë sado pak dhimbjen e tyre. Ka disa mënyra se si mund të bëhemi të pranishëm në dhimbjen e tyre:

  • Të jemi të gatshëm pa shtuar presion

hom-banner-pid1Është ngushëlluese t’u thoni, ”unë  jam këtu për ty,  sa herë  që kë nevojë për mua. Por në qoftë se ju duhet të qëndroni vetëm,  për mua është në rregull.  Kjo tregon gatishmërinë tënde për  të  kuptuar  vendimin e mikut tënd për të qëndruar vetëm.  Dërgimi i luleve është një  element ngushëllues ose thjesht t’i thuash: “Nuk kam për të qëndruar gjatë.   Jam këtu vetëm në qoftë se  ke nevojë për mua.” Mund ti dërgosh emal ose ti telefonosh për ti thënë: “Më telefono sa herë ke nevojë për mua.

  • Pyet para se të flasësh

Historia e humbjes së dikujt ëYoung-woman-depressionshtë e dhimbshme.  Lëri hapësirë të ta tregojë historinë e humbjes të njeriut më të dashur në pjesë të ndara .Pyete si e humbi atë person të shtrenjtë,  si e ka përjetuar  në mënyrë që të ndajë me ju atë çfarë ndjen. Është e lehtë për  të ofruar këshilla kur nuk dimë se çfarë të themi.  Pa dashjen tonë përpiqemi të themi fjalë të pamenduara mirë.

  • Bëj diçka dhe kur nuk di se çfarë

Question-MarkNjë nga gjërat më jetëdhënëse  është mbështetja në lutje për mikun tënd.  Kjo tregon besnikëri. Lutja është mbulesë dashurie dhe e siguron personin që përjeton dhimbje se nuk është vetëm. Ftoje të hajë drekë ose darkë me  ty duke e ftuar në shtëpi apo jashtë. Kështu i kujton mikut tënd që përjeton dhimbjen se nuk është  vetëm dhe nuk është i harruar.

Si mund të përballojmë një ditë të vështirë!
Fjalë të urta nga mamatë më të mira të Hollivudit

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>