Ju nuk keni nevojë të shpenzoni patjetër para për të bërë mirë. Mund të nisni duke mbrojtur të drejtat e një  fëmije, duke dhënë ushqim, ose duke vënë në dispozicion  aftësitë  tuaja për një çështje  të denjë. Ka shumë gëzim  kur jep,  kështu përmirësohesh edhe vetë . Jo gjithmonë nevojiten para për ta bërë këtë . Pa marrë parasysh se çfarë profesioni keni ju , ose ku jetoni , ju mund të gjeni mundësi për t’i ndihmuar të tjerët pa u shpenzuar as vetë..

 

Të japësh  për njerëzit në nevojë

 Ushqimi është një domosdoshmëri për  njerëzit , e megjithatë shumë njerëzve mund t’u mungojë në tryezat e tyre. Sipas Feeding America, 41 milionë njerëz luftuan me urinë në SHBA në vitin 2016, duke përfshirë 13 milionë fëmijë.  Organizatat po punojnë në mënyrë aktive për të ndihmuar që amerikanët të ushqehen rregullisht. Po ashtu ju mund të ndihmoni si  një vullnetar, në shpërndarjen e ushqimeve për njerëzit në  nevojë. Edhe në Shqipëri ka projekte që ju mundësojnë përfshirjen në aktivitete të tilla.  Kjo është një mundësi e mirë që të ndihmoni në komunitetin tuaj.

Lodra për fëmijët që nuk kanë mundësi t’i blejnë ato

Ushqimi nuk është e vetmja gjë që mungon për njerëzit në nevojë. Për fëmijët që mund të jenë  të  privuar nga gjëra të ndryshme,  mund të ndihmoni me  dhënien e lodrave.  Fëmijët gëzohen shumë nga dhuratat. Ata mezi presin të shohin se ç’kanë brenda. Ka të ngjarë se lodra që ju dhuroni bëhet një mik i mirë shoqërues për ditët e tyre duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre emocionale.

Dhuro materiale të riciklueshme

Në vend që t’i hidhni tutje mbetjet plastike dhe ato prej alumini, mund t’i grumbulloni ato dhe t’ua dhuroni personave që merren me mbledhjen dhe shitjen e tyre në mënyrë që ata të mund t’i përdorin dhe të përfitojnë.

Kohë

Koha dhe energjia juaj  janë  një dhuratë e çmuar, sidomos për dikë që nuk i ka. Nëse keni pranë një fqinj që është  i sëmurë, mund të ofroheni të bëni diçka për të.  Ose nëse  ju keni fqinj dikë që ka fëmijë, edhe është vazhdimisht  shumë i zënë edhe me gjëra të tjera, mund të ofroheni  të mbani fëmijën e tyre për pak kohë, derisa të ketë mbaruar punët e shtëpisë.

Vër në shërbim aftësitë  e tua

Gjithsecili ka aftësi unike. Me shumë mundësi ti ke afër të paktën një person që mund të ndihmosh me aftësitë e tua.  Mund të kontaktosh me kishat lokale ose me menca të cilat shërbejnë vakte për të pastrehët. Mund të ndihmosh fëmijët nëpër shkolla me detyrat e  matematikës ose leximin.

Fillo të mbash një ditar falenderimi

Mirënjohja sjell shumë përfitime, si për shëndetin ashtu edhe për lumturinë. Gjithashtu ajo ndikon në forcimin e marrëdhënieve dhe kur je mirënjohës ndihesh më i plotësuar . Mirënjohja të bën të jesh më i sjellshëm, ndërkohë që redukton fokusin tek vetja dhe rrit optimismin. Një studim i publikuar  The Journal of Positive Psychology në 2017, tregoi se njerëzit  që shkruanin përditë letra mirënjohëse ishin më të sjellshëm  me të tjerët, krahasuar me ata që shkruanin i shkruanin ato njëherë në javë.. Për t’u ndjerë më shumë mirënjohës në jetën tënde, mendo se për çfarë je falenderues për çdo ditë.

Lexo më shumë libra

Ndoshta do t’ju pëlqente që të lexonit  disa histori, Kjo do t’ju ndihmonte të pasuroni akoma më shumë  botën tuaj  të brendshme. Të lexosh histori të njerëzve të tjerë të bën të lidhesh dhe të ndjesh empati, e të mendosh më thellë.   Kur lexojmë  për ta, ne e imagjinojmë veten në pozicionin e tyre dhe mund të kuptojmë se çdo të thotë të jesh në këpucët e tjetrit. Kjo na aftëson për të kuptuar më mirë njerëzit dhe për të ndërvepruar më mirë me ta.

Si mund të na ndihmojnë vargjet biblike në karrierën tonë?
Ushqime që ndihmojnë zemrën

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>