Të jesh vetëm mund të mos jetë aq dëshpëruese sa e keni menduar. Sipas sondazheve të fundit njerëzit po preferojnë më shumë të qëndrojnë vetëm. Të jepet përshtypja se ata që jetojnë vetëm nuk janë të lumtur, por kjo nuk është domosdoshmërish e vërtetë. Mund të jesh i lumtur dhe nëse nuk je i rrethuar nga një turmë.

Për një pjesë te atyre që janë student, ndoshta po marrin një hap të rëndësishëm ku do të lëvizin nga qyteti i tyre dhe do të jetojnë vetëm, ose me miq por në një ambient të ri, kur sigurisht do të qëndrojnë më gjatë vetëm nga sa janë mësuar më përpara në familjet e tyre. Pavarësisht se si ndiheni ju personalisht për vetminë, mund të përqafoni lumturinë pavarësisht rrethanave tuaja. Ja disa sugjerime për të shijuar dhe kohën kur jetoni vetëm dhe për të qenë të suksesshëm.

Krijo hapësirën tënde personale

Nëse nuk je mësuar që të qëndrosh vetëm, atëherë fillimi do të jetë i vështirë. Sidoqoftë ka ngushëllim për ata që nisin një udhëtim vetëm në jetë. Mund të fillosh të praktikosh disa mënyra për t’u mësuar me idenë. Përpiqu të konsumosh një vakt i vetëm dhe të mësohesh me idenë. Nëse të shqetëson shumë ideja e vetmisë, merr një libër. Shko në një librari ose kafene. Çelësi është që të ndihesh rehat me veten dhe pse je vetëm dhe të shijosh kohën dhe kur nuk je i shoqëruar.

Bëhu Krijues

Thjesht sepse je vetëm nuk do të thotë që nuk mund të argëtohesh. Pikturo, vizato, dëgjo muzikë, ose luaj një instrument, vizito një galeri apo muze. Mëso diçka të re. Dhe nëse nuk je në shkollë, mund t’i kthehesh asaj sërish për të mësuar një gjuhë të re, apo histori arti. Mendoje sikur bota shpaloset përpara teje dhe ji krijues për mënyrat se si mund të përfshihesh.

Merru me besimet e gabuara

Prano faktin se ti je po aq i çmuar dhe kur je vetëm. Pyet veten, cilat janë ato mendime te rreme që ke besuar për veten.  Nëse ti mendon se te jesh vetëm do të thotë se nuk je i lumtur, atëherë ndryshoje këtë mendësi që mund të ta bëj jetën më të vështirë. Nuk janë njerëzit ata që dhurojnë lumturinë tuaj. Nëse frika nga braktisja, apo frikëra të tjera ju pushtojnë atëherë përballuni me këto ndjesi, duke u përpjekur që të gjeni shkakun, dhe kujtoni se nuk janë rrethanat që përcaktojnë lumturinë tuaj por mënyra se si reagoni ndaj tyre.

Duaj veten

Puno që të duash dhe të pranosh veten. Planifiko që të festosh çdo arritje personale, jo për të çuar në egoizëm por për të festuar ato arritje dhe përpjekje mbi dobësitë. Punoni me mendimet negative. Ndryshimi dhe përshtatja nuk mund të ndodhin brenda natës por ngadalë do të krijoni një themel me shpresën që kjo ka për të ndryshuar mënyrën se si i perceptoni gjërat. Nëse rrethanat e jashtme po sjellin kaos brenda jush, mësoni që të hiqni dorë prej shqetësimit. Ndonjëherë duhet të shohim pamjen e madhe për të pasur një perspektivë për veten tonë, për të kuptuar se ne jemi të denjë për të qenë të dashur. Mëso të duash veten, të pranosh ato dobësi me të cilat po punon dhe kështu do të jesh më i lumtur.

Ji Pozitiv

Fokusohu që të jesh pozitiv dhe ji falënderues për anët e bukura të jetës. Jeta është mjaftueshëm e çmendur dhe ndonjëherë duhet të përqafosh kënaqësitë e vogla të saj. Mjaft mendove për ato gjëra që nuk i ke në jetë dhe fokusohu tek bekimet që ke tani. Ji falënderues për kafen e mëngjesit, apo faktin që mund të shijosh ëmbëlsirën tënde të preferuar. Ka kaq shumë gjëra në jetë që na vjedhin gëzimin sa nuk ja vlen të shtojmë dhe shumë të tjera duke menduar keqas.  Të jetosh jetën në plotësinë e saj do të thotë dhe të vlerësosh pengesat në rrugë. Kur sfidat vijnë, përdori këto pengesa si një gur mbështetës. Zgjidh te jesh pozitiv!
Në jetë asgjë nuk është e përsosur, por ti mund ti rezistosh. Zgjidh të jesh i lumtur nëse je vetëm. Fokusohu tek e mira dhe shijo lirinë e të qenit i pavarur, kështu mund të rritesh dhe të bëhesh personi që ke dashur gjithmonë. Nëse të jetuarit vetëm është për ju një eksperiencë e re, mund të duhet shumë punë, por sidoqoftë ja vlen!

 

7 Gjëra që nuk i keni ditur për limonin
Si të kursejmë para kur blejmë ushqime?

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>