Noisy-NeighborsBrezat e sotëm pëlqejnë qytetet dhe jetesën në to. Në vendin tonë ka pasur qindra familje që janë shkëputur nga zonat rurale për t’u vendosur në qytet, kjo për disa për shkak të kushteve ekonomike, për të tjerë për shkollimin e fëmijëve apo për arsye nga më të ndryshmet. Të jetuarit në qytet ka shumë avantazhe, por mund të na shtyjë që shtëpitë tona t’i përdorim si hotele, dhe fqinjët si të ftuar të përkohshëm. Mund t’u buzëqeshim ndërsa ndeshemi shkallëve apo në lagje, por vetëm kaq.

Ne shqiptarët dallohemi për mikpritjen, një nga virtytet që del gjithmonë në pah sa herë që flitet për vlerat e kombit tonë. Por a tregohemi mikpritës me ata që jetojnë përballë nesh, sipër apo poshtë nesh?

Nëse do të jesh një fqinj më i mirë, por nuk di se nga tja fillosh, ja disa mënyra praktike:

  1. Keni gatuar diçka të mirë, pse të mos e ndani?

A të kujtohet se kur ishim të vegjël provoni ëmbëlsira të ndryshme, apo gatime të tjerat nga fqinjët tanë. Ushqimi është akullthyesi më i mirë. Festat janë një mundësi e mirë, që ne t’u japim një mundësi fqinjëve tanë të na njohin, duke gatuar diçka për ta.

  1. Ofroni ndihmën tuaj.

Nëse fqinji juaj ka nevojë për diçka dhe ju mund t’ia ofroni atëherë bëjeni. Kështu do të kaloni më shumë kohë së bashku. Nëse kanë nevojë për dikë që të shikojë fëmijët tregohuni të gjindshëm.

  1. Shkëmbeni kontaktin.

Kur lëvizni në një lagje të re, dhe takoni një fqinj, shkëmbeni me ta numrin e telefonit do të ketë momente kur të jetë e nevojshme për ju që të komunikoni me ta.

  1. Shkruani një shënim.

Njerëzit i pëlqejnë shumë shënimet, sidomos ato të këndshmet. Duke u shkruar atyre diçka pozitive inkurajuese, i bën që të kujtojnë se vendbanimi është një vend i këndshëm, jo thjesht vendi ku mund të pushojmë përpara se të kthehen sërish në zyrë.

  1. Zgjidhni mosmarrëveshjet duke u treguar të hirshëm dhe bëjeni këtë gjë personalisht.

Nëse fqinjët tuaj kanë për zakon t’i lënë plehrat në hyrje, gjë që shkakton aroma të pakëndshme, mund të na zemërojë. Atëherë flisni me të personalisht, duke i treguar shqetësimin tuaj. Më mirë të veproni kështu se sa t’i lini një shënim anonim që mund të jetë tundues si gjest, por që me siguri do t’i ngatërrojë keqazi marrëdhëniet me fqinjët në të ardhmen.

  1. Mos u fshihni në ballkon ose brenda.

Duke u zhytur në hapësirat tona private do e kemi dhe më të vështirë të ndërveprojmë me fqinjët. Në qytetet tona e kemi te vështirë të kemi një oborr tonin ku mund të ftonim miqtë, sot kjo gjë bëhet nëpër kafene, ose në lulishten aty pranë. Të kaluarit kohë në këtë mënyrë ju jep mundësinë ti njihni ata më mirë dhe vjen natyrshëm.

  1. Jini realist.

Veçanërisht nëse jetoni në një ndërtesë me shumë apartamente, është e qartë që nuk do të arrini të njihni këdo që takoni, dhe ka të ngjarë që jo të gjithë fqinjët tanë të bëhen miqtë tanë më të mirë. Por ata mund t’ju shoqërojnë për një shëtitje, apo vrap nga liqeni ose parku i qytetit.

 

 

Disa mënyra për të thjeshtuar jetën
Krishti është Pashka jonë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>