Shumë njerëz punojnë shumë për të qenë në  formë para se të shkojnë me pushime. Por sapo arrijnë në destinacion, të gjitha mendimet e të ushqyerit shëndetshëm kanë tendencë të largohen. Janë me pushime, prandaj nuk është çudi që nuk i llogarisin me kujdes kaloritë dhe nuk zgjohen në orën 5:30 për vrap.

Në fakt është e bezdisshme të kujdesesh vazhdimisht për çdo gjë që ha, dhe askush nuk mund të qetësohet kur vazhdimisht numëron kaloritë. Përfiton më shumë kur e heq mendjen nga kjo gjë, por shumë njerëz kur vijnë nga pushimet kanë shtuar përsëri në peshë. Megjithatë, disa zakone të thjeshta, mund të lejojnë të relaksohesh gjatë pushimeve pa u dashur të fillosh një dietë tjetër kur të kthehesh në shtëpi.

Gatuaje vetë mëngjesin

Nëse po qëndron në një hotel, shanset më të mëdha janë që të hash mëngjesin jashtë. Mund të hash omëletë, waffles, biskota ose salsiçe. Ndërsa për të pirë zakonisht ofrohet lëng i freskët portokalli dhe qumësht. Problemi është se ne porosisim kek të vegjël, apo petulla në vend të proshutës ose salsiçeve. Një vakt me kek të vegjël, mund të ketë mbi 600 kalori. Dhe gjithashtu përdorim shumë shurup për t’i shoqëruar.

Mos u mashtro as nga opsionet e “shëndetshme” në një meny restoranti. Shumë restorante për mëngjes shërbejnë  gjalpë ose sheqer me tepri në përzierjet me tërshërë dhe tostet po ashtu mund të kenë djathë tepër të yndyrshëm.

Më mirë kurse buxhetin dhe ruaj peshën duke e gatuar vetë mëngjesin. Përbërësit themelorë të mëngjesit, siç janë drithërat dhe kosi, ruhen lehtësisht edhe në dhomat më të vogla të hotelit. Ti mund të bësh edhe vezë të fërguara për mëngjes për aq kohë sa pushon në një shtëpi që ka brenda  sobë.

Mos i anashkalo vaktet

Një gojëdhënë e vjetër për humbjen në peshë është të lësh mënjanë ushqimet. Por kur le një vakt, ke për të qenë shumë i uritur kur të vij vakti tjetër. Si rezultat, ha më shumë se ç’duhet dhe ka më shumë gjasa të bësh zgjedhje të këqija ushqimesh. Gjithashtu duke lënë mënjanë vaktet ke për të ngrënë gjëra për t’u ngopur , dhe rrallë ke për të konsumuar ushqime të shëndetshme. Shumica  e njerëzve kur hanë një mesovakt, nuk synojnë të hanë karota por ushqime të thata. Nëse dëshiron të qëndrosh i shëndetshëm ndërkohë që je me pushime, ha çdo vakt në vend që të kapërcesh një vakt dhe të mbingopesh më vonë.

Kontrollo porcionet

Në shtëpi, mund të vendosësh se çfarë do të gatuash për çdo vakt. Kur skuq mish pule, e di se ke përdorur gjoks pule, një kurorë të vetme me brokoli dhe pak piper të kuq. Ndërsa nëse porosit të njëjtën gjë në restorant, ata mund të përdorin dyfishin e sasisë së ushqimit që ti ke përdorur në shtëpi. Kontrollo porcionet edhe ku pjatën ta kesh me ushqim të shijshëm. Ha vetëm derisa të mos jesh më i uritur në vend që të hash derisa pjata të jetë e pastër. Nëse ke lënë ushqim, kërko një kuti dhe merre në shtëpi. Ruajtja e disa prej ushqimeve do të thotë që jo vetëm që po e shmang, por gjithashtu do të thotë se mund ta përdorësh për dy vakte.

Ha vetëm kur të jesh i uritur

Kur shkon me pushime, ka të ngjarë të dëshirosh ushqimet dhe pijet e shijshme që ofrohen në restorant. Vetëm për shkak se restoranti ka një tiramisu të mrekullueshme, nuk do të thotë që duhet ta porosisësh. Nëse nuk dëshiron shumë fort  diçka të ëmbël, atëherë mos e porosit. Nëse një koktej nuk të pëlqen dhe aq, atëherë mos e merr vetëm me idenë se duhet patjetër ta porosisësh sepse je me pushime. Ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike janë të mbushura me sheqer, kalori dhe yndyra. Duke i shmangur deri sa të jesh vërtet i uritur, do t’i shijosh pa u ndjerë në faj kur t’i porosisësh. Portofoli yt do të të falenderoj gjithashtu. Pijet dhe ëmbëlsirat shpesh janë shumë të shtrenjta.

Mbaj me vete ushqim të shpejtë, por të shëndetshëm

Nëse je duke u përpjekur të hash shëndetshëm, të hash patetina nuk është një ide e mirë. Kur ke nevojë për një ushqim të lehtë, ha diçka të shëndetshme, si banane, kos ose një grusht arra. Që të jetë më e lehtë të hash ushqim të shëndetshëm, mbaj një qese me arra në makinë, ose disa banane në dhomën e hotelit. Kur vjen puna te të ngrënit e shpejtë, ka më shumë gjasa që të hash atë që ke më afër. Nëse ky është një frut, atëherë mesovakti yt do jetë i shëndetshëm. Përndryshe, mund ta gjesh veten duke marrë gjithçka del përpara në dyqan. Praktiko disa zakone të thjeshta dhe të shëndetshme, dhe do të kuptosh se edhe trupi edhe portofoli do të jenë mirënjohës.

Durimi, bashkëudhëtari i urtësisë.
Si ta duash të afërmin si veten tënde?

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X