Kërkimet tregojnë që të ndalosh të ushtruari për dy javë mund të fshijë muaj të tërë stërvitjeje, dhe duke fituar vetëm 1% të peshës trupore mund të keni implikime serioze në shëndet.

Fatmirësisht, nuk ka nevojë për shumë aktivitet që t’i parandalosh të dyja këto gjëra. Duke zhvilluar këto 5 zakone të vogla por efektive që ndajmë me ty, mund t’i mbijetosh dimrit pa e cenuar shëndetin tënd.

 

  • Planifikoji stërvitjet

Të ulesh në fundjavë dhe të planifikosh stërvitjen tënde për gjithë javën që vjen, mund të jetë 15 minutëshi më efektiv që shpenzon për shëndetin tënd. Duke i shkruar stërvitjet në axhendë, do të kesh më shumë shanse që t’i bësh. Ji fleksibël duke kontrolluar disa herë gjatë javës axhendën që të bësh përshtatje sapo të marrësh vesh që të doli diçka për të bërë. Kjo të lejon që të krijosh një plan rezervë për ato ditët e zëna në vend që të zihesh në befasi dhe të të duhet të  përjashtosh stërvitjen tënde.

  • Vendose stërvitjen në vend të parë

Mënyra më e mirë për tu siguruar që nuk do të humbasësh asnjë stërvitje është që ta bësh që në mëngjes. Kjo jo vetëm garanton që ndërprerjet e papritura në axhentën tënde nuk do të interferojnë me ushtrimet, por studimet kanë treguar që fuqia e vullnetit tonë është më e lartë paradite. Duke ia kushtuar 20 – 30 minuta të çdo dite ushtrimit, e ke më të lehtë që të luftosh dëshirën për të ngrënë gjatë ditës.

  • Merr një shok për stërvitjen

Një tjetër mënyrë e mirë për të motivuar veten gjatë dimrit është të bësh pakt me një mik apo me një grup miqsh. Edhe nëse nuk stërviteni së bashku, të krahasohesh me ditë tjetër çdo ditë do të të bëj që të mendohesh dy herë për shtyrjen e një seance.  Mundohu që të gjesh një mik ku mund të mbështetesh, që do të thotë ka vullnet për stërvitje.

  • Përfito nga ofertat

Palestra pranë shtëpisë suaj mund të jetë një vend tjetër për tu frymëzuar, dhe ndoshta ka ndonjë ofertë gjatë kësaj periudhe. Edhe nëse palestra më e afërt nuk ka asnjë ofertë mund të kërkosh në palestra të tjera duke u kujdesur që të eksplorosh edhe kushtet që ofrojnë,dhe kështu përfiton një shërbim të mirë me një çmim jo të kripur.

  • Bëj stërvitje të shkurtra

Edhe një gjë! Meqenëse mund të mos stërvitesh dot çdo ditë gjatë dimrit, bëj stërvitje të vogla herë pas here gjatë ditës. Këto stërvitje të shkurtra mund të jenë të thjeshta si ngjitja dhe zbritja e shkallëve të shtëpisë apo një ecje rreth oborrit. Studimet kanë treguar që të ecësh vetëm një milje në ditë apo të ushtrohesh 3-4 minuta intensivisht në javë është e mjaftueshme për të të ndihmuar të mbash nën kontroll peshën. Duke përdorur këshillat që ndamë, ti do të kesh mjaftueshëm kohë dhe motivim për t’u ushtruar këtë dimër.

Ushqimet që të japin energji
Shenja të heshtura që tregojnë se nuk po kujdesesh për veten

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>