Nëse shohim historinë e Samaritanit të mirë, atëherë ne mund të mësojmë sesi të duam më mirë të afërmin  tonë duke kuptuar më shumë  nga personazhi i kësaj historie. Do të parashtrojmë 10 mënyra se si të duam të afërmin tonë njësoj si vetja.

Dashuria është vepruese

Samaritani ishte duke shkuar diku, por ai ndaloi kur e pa se burri kishte nevojë për të. Ne jetojmë në një  botë që lëviz shumë shpejt, e kemi shumë të thjesht që të bëjmë sikur nuk i shohim nevojat e të tjerëve.  Por nëse mësojmë nga kjo shëmbëlltyrë, do të jemi të kujdesshëm që të shohim të tjerët që ndodhen rreth nesh. A ka një person që Perëndia e ka vendosur në zemrën tënde për t’i treguar dashuri?

Dashuria është vëzhguese

Një nga hapat e parë që të jesh një i afërm i mirë, është që të vësh re të tjerët. Samaritani më së pari e pa këtë njeri të plagosur.  Tek Luka 10:33 na thuhet:

“Por një samaritan, që po udhëtonte, i kaloi afër, e pa dhe kishte dhembshuri. Dhe mbasi iu afrua, ia lidhi plagët duke ia larë me vaj dhe me verë; pastaj e vuri mbi kafshën e vet, e çoi në një han dhe u kujdes për të.” Ndoshta nuk është e vështirë që të vësh re në rrugë një burrë që është i plagosur, por Jezusi na ka treguar gjithashtu rëndësinë e të vënit re njerëzit. Tek Mateu 9:36 thuhet : “Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë si delet pa bari.”  Mendo se si mund të lutesh dhe të t’i vësh re njerëzit  në jetën tënde.

Dashuria është dhembshuri

Tek Luka 10:33 thuhet se kur samaritani e pa të lënduarin, ai pati mëshirë për të. Ai shkoi drejt njeriut të plagosur dhe iu përgjigj nevojave të tij, në vend që thjesht të ndjehej keq për të. Si mund të tregosh dhembshuri për dikë që ka nevojë? Mendoje dhe vepro.

Dashuria është e përgjegjshme

Kur Samaritani e pa këtë njeri,  e ndihmoi menjëherë atë. Ai lidhi plagët e tij duke përdorur ato gjëra që kishte me vete. A ke vënë re ndokënd në nevojë në komunitetin tënd kohët e fundit? Si mund t’i përgjigjesh nevojave të tij? Mendohu se si dhe bëje, ji një samaritan i mirë.

Dashuria kushton

Kur Samaritani mjekoi plagët e viktimës, ai përdori ato që kishte. Një nga burimet më të vlefshme që kemi është koha jonë. Fakti që e deshi fqinjin e tij jo vetëm i kushtoi samaritanit pagën e së paku dy ditëve, por edhe kohën e tij. Perëndia na ka dhënë burime në mënyrë që ne të mund të jemi një bekim për të tjerët.  Çfarë burimesh të tjera të ka dhënë Perëndia që mund t’i përdorësh për të bekuar të tjerët? Mendo se cilat janë dhe mos i mbaj vetëm për vete.

Dashuria vepron kurdo

Imagjino të hipësh një njeri të plagosur mbi një gomar. Kjo nuk është ndonjë punë e bukur, dhe ka të ngjarë, në rastin e samaritanit të mirë, të ishte edhe e vështirë, duke pasur parasysh plagët e njeriut. Samaritani duhej të përballonte peshën e njeriut. Megjithatë ai e vendosi njeriun në gomarin e tij për ta çuar në një vend të sigurt. A ke përfituar ndonjëherë nga dikush që ka lënë punën e tij për ty? A ka ndonjë mënyrë që mund t’i tregosh dashuri një fqinji, edhe nëse është e bezdisshme ose kur s’ke kohë?

Dashuria shëron

Pasi samaritani lidh plagët e njeriut, ai vazhdon kujdesin e tij duke e çuar në një han dhe duke u kujdesur për të. A është ndokush që është shëruar, vetëm sepse ti ke dhënë kohën tënde dhe je kujdesur? Nëse jo mund të ndodh sot.

Dashuria është sakrificë

Samaritani i dha dy denarë hanxhiut, këto ishin të ardhura përafërsisht për dy ditë. Dhe, instruksioni i vetëm që i dha ishte të kujdesej për të plagosurin. Nuk i kërkoi që t’i kthente kusur. Shërbimi ynë ndaj të tjerëve duhet të bëhet për shkak të asaj që Krishti ka bërë tashmë për ne. Asgjë me shume.” Mendo sot, Çfarë sakrificash mund të bësh për dikë në nevojë?

Dashuria është  e përbashkët

Kujdesi për të lënduarin nuk mbaroi kur samaritani duhej të largohej. Në vend që ta linte vetëm njeriun, ai ia besoi kujdestarin ndaj tij pronarit. Kur e duam të afërmin, Samaritani na tregon se është  mirë dhe nganjëherë e nevojshme që të përfshish edhe të tjerët në këtë proces. Kush mund të përfshihet që ti dhe ai të tregoni se e doni dikë?

Dashuria premton

Kur Samaritani u largua nga hani, ai i tha hanxhiut se do të paguante për ndonjë shpenzim tjetër kur të kthehej. Samaritani nuk i detyrohej viktimës, megjithatë, ai premtoi të kthehej dhe të mbulonte koston e çdo kujdesi shtesë që i duhej. Kur vjen puna për t’i dashur të tjerët, samaritani na sugjeron t’i ndjekim me përkujdesjen tonë, edhe nëse nuk jemi të detyruar. A është ndokush për të cilin  duhet të përkujdesesh për t’i treguar se e do? Kujdesu për të vazhdimisht.

Dashuria është mëshirë

“‘Cili nga këta tre mendon se ishte i afërmi i njeriut që ra në duart e kusarëve?’ Hebreu u përgjigj: ‘Ai që pati mëshirë për të’. Jezusi i tha: ‘Shkoni dhe bëni po kështu’ ‘, Luka 10: 36-37.Historia e këtij Samaritani është historia e një njeri që tregoi mëshirë për një tjetër. Mëshira sheh një njeri pa ushqim dhe i jep atij ushqim, mëshira sheh një person që lyp dashuri dhe i jep dashuri, mëshira sheh një njeri të vetmuar dhe i jep shoqëri. Për çfarë të dhimbset një i afërm? Çfarë mund të bësh për këtë që ndjen?

 

Si të hash shëndetshëm kur je me pushime?
Në punë, por me mendjen te pushimet.

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X