Child Worshiping 3 JuneZoti Sula, drejtuesi i shërbesës së fëmijëve në kishë pyeti: “A jeni të zgjuar si gomari?”.

Fëmijët qeshën, dhe disa prej tyre pretendonin se ishin më të zgjuar se gomari. Zoti Sula buzëqeshi dhe tha: “Shumë mirë! Atëherë jam i bindur se ju mund t’i shërbeni Jezusit. Gomari në mësimin e sotëm këtë bëri.” (Shiko pasazhin e sotëm biblik që duhet të lexosh.)


“Unë nuk e kuptoj! Jezusi hipi mbi kurrizin e një gomari, apo jo? Ju po thoni se duhet t’u bëjmë xhiro njerëzve duke i hipur ata mbi kurrizin tonë?”-
thirri Tedi. Atij i pëlqente të bënte pyetje që mund t’i bënin për të qeshur fëmijët e tjerë.

Edhe zoti Sula qeshi duke thënë: “Jo, por gomari na jep një shembull mjaft të mirë të shërbëtorit. Pikë së pari, ai ishte atje ku Perëndia donte që të ishte… i gjindshëm. Ne duhet të pyesim veten: ‘A jam i gjindshëm për Perëndinë? A jam në vendin ku Ai mund të më përdorë?’”.

Tedi ngriti supet dhe u përgjigj: “Unë jam. Jam gjatë gjithë kohës këtu në kishë, dua apo nuk dua.” Disa nga fëmijët qeshën sërish, dhe Tedi u ndje i kënaqur me veten. Pastaj shtoi:

“Por nuk jam i zoti për të kënduar apo për të folur. As para për të dhënë nuk kam.”.

Zoti Sula i tha duke buzëqeshur: “Unë jam ulur pranë teje në kishë,Tedi. Dhe kam vënë re që ti ke zë për të kënduar. Mendo sërish për gomarin. Ai duhet të ishte i zgjidhur. Mbasi ti ke nevojë ta lejosh Jezusin që të të çlirojë nga frika jote; mbase ti ke frikë të përpiqesh që t’i shërbesh Atij.”.

Tedi nuk foli. Atij nuk i vinte në mendje ndonjë përgjigje e bukur, dhe zoti Sula vazhdoi mësimin. “Gjithashtu,

gomari ishte i gatshëm ta lejonte Jezusin që ta kontrollonte atë,” tha zoti Sula, dhe ai shpjegoi se megjithëse askush më parë nuk kishte hipur mbi atë gomar, ai bëri atë që Jezusi deshi. Pastaj i pyeti: “Po ju a e keni lejuar me të vërtetë Jezusin t’ju kontrollojë, apo jeni treguar kokëfortë?” Tedi filloi të ndihej edhe më keq.

Në fund të mësimit ai i nxiti: “Si thoni, nxënës? A do t’i kërkoni Perëndisë të marrë kontrollin e jetës tuaj dhe t’ju çlirojë nga frika? A do të jeni shërbëtorë ashtu si gomari i vogël?”.

“Unë do të bëj më të mirën time, por nuk jam i sigurt nëse mund të këndoj.”- tha Tedi qetësisht. Më pas ai qeshi: “Patjetër që nëse do të jetë për t’i argëtuar njerëzit, atëherë nuk do të ishte keq.”

A je i gatshëm t’i shërbesh Jezusit në çdo mënyrë që mundesh? A ke frikë të këndosh ose të luash një instrument në publik sepse mendon se fëmijët do të qeshin nëse ti gabon? Mbase ti nuk je i talentuar për ato gjëra, por a je i gatshëm të japësh ndihmën tënde në një projekt në klasë kur nevojitet? A je i gatshëm të japësh një dëshmi ose të ndash një varg nga Bibla? Mëso nga gomari. Ji i gatshëm për çdo punë që Perëndia ka për ty, qoftë e madhe apo e vogël.  Kërkoji Atij të ta largojë frikën dhe ta kontrollojë jetën tënde.

Një ditë adekuate
Sërish i gjallë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>