reward-member-loyalty-72561786Të shpërblesh veten për punën e vështirë që ke bërë, apo për diçka që ke përmbushur, mund të jetë shumë e vlefshme, sidomos kur të është dashur që gjatë kësaj kohe ta nxjerrësh  veten nga zona e rehatisë. Për të rritur motivimin,  është mirë të vendosësh një sistem shpërblimi për veten . Nëse arrin që të plotësosh qëllimin tënd për një javë, ndalo diku dhe bli diçka që të pëlqen,  mund të jetë qoftë edhe një CD me muzikën tënde të preferuar, ose diçka tjetër që nuk kushton shumë, por që të ndihmon të kalosh një kohë të mirë.

1.Merrni dikë tjetër për drekë

Shpërblimi yt mund të përfshijë edhe të tjerët. Mund të shijosh një drekë të këndshme me një mik të mirë,ose me dikë që do të doje ta njihje më shumë. Të kesh miq të mirë dhe kontakte, e bën jetën të duket më e plotë.

2.Krijo një fond që do ta përdorësh për shpenzime të vogla

Një studim i Universitetit të Miçiganit, sugjeron terapinë e ashtuquajtur “ terapia e blerjeve me pakicë”, mendohet se kjo mund t’u bëjë të ndiheni më pak të dëshpëruar.  Nëse ju pëlqen të  bëni blerje, sigurohuni që të vendosni mënjanë një fond për këto shpenzime, në mënyrë që mos t’u dalin surprizë dhe të mos harxhoni më shumë se ç’mundeni në të vërtetë.

3.Trajtoje veten me një masazh në një qendër estetike

Shumë shpesh, kur rezervon për një trajtim, ke  mundësinë që të përdorësh edhe  shërbimet e tjera që gjenden në SPA, për të gjithë ditën. Përse mos të shkosh pak më përpara takimit, e të shijosh kështu  saunën, apo jacuzzin, që gjenden shpesh në këto qendra?  Jepi kohë vetes tënde për t’u qetësuar  në sallonin e ndenjjes ndërkohë që konsumon diçka, mund të jetë ujë  ose çaj.

4. Zgjidh që një pasdite të mos bësh asgjë

A i mban mend ato ditë vërtetë të gjata të verës kur ke qenë fëmijë? Nuk kishe asnjë përgjegjësi, përveç momentit kur nëna të fliste që të shkoje të haje.  Dukej sikur vera do të zgjaste përgjithmonë. Mund ta rikrijosh këtë ndjesi një pasdite ku të bësh çfarëdolloj gjëje që të pëlqen, qoftë edhe vetëm të rrish.  Nëse vazhdimisht ke në mendje listën  e gjërave që duhet të bësh, nis t’i shkruash ato dhe binde veten tënde se do të fillosh t’i bësh me vonë.

5.Kurse në mënyrë që të mund të sigurosh një shpërblim më të madh

Ndoshta je ndër ata persona që në vend të shpërblimeve të vogla,  mund të preferosh që të kursesh gjatë kohës dhe të blesh diçka që kërkon një investim të vërtetë. Ajo çfarë dëshiron mund të jetë një video game, një pistë vrapimi, ose sistem audio, etj.   Hap një llogari të ndarë ku mund të transferosh fonde sa herë që arrin të përmbushësh qëllimet e tua. Është e nevojshme që shpërblimet të jenë të përballueshme, në mënyrë që kur t’i merrni të mos ju shkaktojnë dëme financiare.  Mendo për diçka që do të bënte të ndiheshe i shpërblyer për arritjet në punën tënde, për përpjekjen tënde, e për të gjithë mundimin që ke bërë për t’i arritur këto gjëra.

Të qëndrosh në shtëpi

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>