business, office, school and education concept - stressed businesswoman with computer at work

Të gjithëve na ka ndodhur  të paktën një herë ose më shumë të përballemi me një ditë të vështirë. Na duket sikur asgjë nuk po shkon mirë.  Shpesh herë i dëgjojmë njerëzit të thonë: :”Oh ditë tersi sot”.  Për të kuptuar se si do te shkojë dita e tyre. Shumë njerëz bazohen te parashikimi i yjeve apo vendosin besimin te besëtytnitë për të kuptuar se si do të shkojë dita e tyre. Këto nuk janë të vërteta. Të gjitha ditët Zoti i krijuar njësojë. Por ja që  shpeshherë gjërat ndërlikohen por nuk është faji i ditës.  Në vend që të përdorni strategji  për të gjetur zgjidhje pranojeni atë si çdo ditë tjetër  të bekuar. Ka disa mënyra se si mund ta përballojmë  më  lehtë  një  ditë  të  keqe.

E para: Pranojeni atë si çdo ditë tjetër.  

positive-emotionsShpesh  na ndodh të fajësojmë  të tjerët  dhe veten  kur diçka nuk shkon mirë. Në vend që të  gjeni fajtorin  përpiquni  ta kaloni lehtë  atë  situatë.   Në çdo kohë jemi thirrur të bëjmë  të  mirën,  në  ditë  të  mira dhe të  vështira. Siç thuhet edhe në  fjalën e Zotit: “Kështu kuptova që nuk ka gjë më  të  mirë  se sa të  gëzohesh dhe të  bësh mirë  sa je gjallë.”Sa më  shpejt ta kapërceni atë  situatë të  vështirë  aq më  shpejt do të  bëni përpara. Përpiquni ta  kuptoni se çfarë  mësuat nga ajo situatë  e  vështirë  dhe çfarë  mund të  bëni  ndryshe në  të ardhmen, në  mënyrë që të shmangni incidentet dhe problemet që  ju dalin përgjatë ditës.

Dil, shkëputu për një  moment

girl_reading_a_book_2-t2Ndonjëherë duke shtuar një  grimcë  spontaniteti ndihmon për të  ndryshuar ditën tuaj të  keqe dhe të ngarkuar.  Kjo bën që  t’ju sjellë  në  humor të  mirë. Trajtojeni veten me një  kafe, ose merrni 5 min kohë  për të  dalë  jashtë  për të marrë  ajër ose mund të  lexoni diçka motivuese në mënyrë që të  vazhdoni përpara me pjesën tjetër të ditës. Bëni diçka,  jeni ju që mund ta ndryshoni rrjedhën e ditës tuaj.

Qeshni me zë  të  lartë

deb28b4edf9fe50e6a5e88fd137bf61cËshtë  shumë  e  rëndësishme të  jeni  në  humor çdo ditë . E qeshura ju jep fuqi  për të  ndryshuar gjendjet  negative, në pozitive. Buzëqeshja është si një  armë që lufton pengesat që na dalin përpara. Qeshni, edhe pse në atë moment do të  ndiheni qesharakë  ose të  trishtuar, pasi më  vonë  do të  kuptoni aftësinë  tuaj për të  lëvizur përtej gjendjes negative që pushton ditën tuaj.

 

 

 

Trego dashuri për të tjerët në çdo kohë
Si të ndihmojmë një mik kur kalon një situatë të vështire?

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>