Fuqia e figurave
Kërkime të shumta tregojnë se tërheqjet emocionale dhe fizike mund të shfaqen ndërkohë që komunikon me dikë tjetër të gjinisë së kundërt, jashtë martese. Këto komunikime çojnë deri në tradhti dhe shpesh herë deri në divorc. Kërkime universitare, duke përfshirë edhe studimin e dokumenteve të divorceve sugjerojnë se shumë amerikanë e konsiderojnë tradhti tërheqjen seksuale ndaj gjinisë së kundërt përmes rrjeteve sociale.

Këto tërheqje, gjithsesi, lindin edhe kur chat-i privat nuk ekziston. Faqe të rrjeteve sociale sigurojnë mundësi të shumta për ta krahasuar bashkëshortin/en me të tjerë/a, bazuar vetëm në atë që sheh syri.

Kur shohim foton e një personi tjetër, shkëmbimi është i njëanshëm, dhe i vetmi që sheh ka mundësinë të kundrojë për një kohë të gjatë, duke zhvilluar një tërheqje emocionale ose seksuale. Fotot e rrjeteve sociale mund të nxisin një përgjigje të tërheqjes fizike në trurin e njeriut, dhe pastaj pa e kuptuar një tërheqje emocionale.

Gjithsesi, tërheqja emocionale apo fizike nga imazhe të postuara nga dikush tjetër që nuk është bashkëshorti/ja mund të promovojë shpejt një shkëputje emocionale apo seksuale nga ky i fundit.

Për shembull, rëndom duke parë imazhe tërheqëse të miqve me gratë apo fëmijët e tyre mund të çojë në tërheqje emocionale apo seksuale që shpeshherë janë të lidhura me krahasimin që ti i bën me bashkëshortin/en tënd. Të krahasosh bashkëshortin/en me atë të dikujt tjetër, apo harmoninë e familjes tënde me atë të miqve, mund të shkaktojë, shkëputje emocionale nga bashkëshorti/ja dhe familja jote.

Krahasimi social apo tendenca për ta vlerësuar veten duke e krahasuar me të tjerët – nuk është një fenomen i ri. Lidhja e pafundme me një numër të madh njerëzish përmes rrjeteve sociale mund të të shkëpusë nga njerëzit që do më shumë, duke përfshirë edhe bashkëshortin/en kur luhet loja e krahasimit.

Si ta respektoni bashkëshortin/en online

  1. Shmang bërjen “friend” apo ndjekjen e personave ndaj të cilëve e di se ke pasur një pëlqim. Dhe po aq e rëndësishme, shmang persona prej të cilëve mund të tundohesh. Ji i kujdesshëm të mos biesh në kurth duke pritur postimin e fotove të dikujt tjetër që nuk është burri apo gruaja jote. Nëse e sheh që po bën këtë gjë, fshije nga lista e miqve apo bllokoje atë person.
  2. Rezistoju rrjeteve sociale gjatë kohës së lirë, qoftë ditën apo natën. Këto periudha mund të të joshin për të parë në rrjetet sociale foto që nuk duhet. Bëj një përpjekje që t’i kontrollosh rrjetet sociale një herë në ditë. Madje shëno një limit kohe. Ndoshta mund të merrni në konsideratë që t’i shikoni llogaritë tuaja bashkë me bashkëshortin/en në darkë.
  3. Mos posto foto të papështatshme në rrjetet sociale. Përdore lirinë si një person i martuar duke i respektuar të tjerët teksa shohin fotot e tua. Të ruajturit e martesës tënde ndaj shkëputjeve emocionale dhe seksuale fillon duke u kujdesur për mesazhet që i dërgon botës jashtë nëpërmjet fotove që poston.

Të ndërtosh kufizimi për rrjetet sociale me bashkëshortin/en tënde do të të ndihmojë t’i shërbesh martesës më efektshmërisht.

Bashkëjetesa?!
Marrëdhënia dashuri-urrejtje me kafen

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>