Ne të gjithë duam që Krishtlindja të marrë kuptimin e plotë. Të jetë e mbushur me atë magji që të gjithë ne e ndjejmë si fëmijë të vegjël.  Në të vërtetë, për çdo vit, ne stresohemi dhe  ngarkohemi shumë me të gjithë blerjet, shpenzimet, festat, trafikun, etj. Në fund të ditës, ne jemi thjesht të lumtur që kemi mbijetuar. Është e vështirë që të gjejmë kuptimin e VËRTETË të Krishtlindjes kur prioritet tona dhe stresi që na sjell agjenda e tejmbushur, na dëmton emocionalisht dhe fizikisht. Është koha për të rimenduar për Krishtlindjen dhe për të gjetur sërish magjinë në zemrat tona.

Ji prezent

Për çdo vit, njerëzit shpenzojnë gjithmonë e më shumë para gjatë festave.  Të japësh dhurata është diçka e mrekullueshme. Por që kur ato kanë nisur të zbehin arsyen e vërtetë të Krishtlindjes? Arsyeja për këtë festë është lindja e Shpëtimtarit tonë Jezus Krisht.  Le të japim më shumë kohë dhe më shumë gjëra. Jezusi dha veten e Tij ditë pas dite, deri në ditën e Tij të fundit kur Ai pagoi çmimin e Tij fundit për shpëtimin tonë të përjetshëm.

Dhuro ushqim

Ushqimi është një nga traditat më të mrekullueshme të Krishtlindjes. Këto receta kanë kaluar nga brezi në brez. Kështu ato kanë ndihmuar që ne të gëzojmë me ata që na do zemra më shumë. Ushqimi ka një mënyrë të mrekullueshme për t’u bërë pjesë e kujtimeve tona të çmuara. Është gjithashtu një mënyrë për të qenë falenderues ndaj Perëndisë dhe faktit që ai ka siguruar me bollëk.  E megjithatë pjesa më e madhe kanë tendencën për ta tepruar. Gjithmonë ngelet shumë ushqim i pa konsumuar dhe ne stresohemi se si do t’i pastrojmë pjatat që ishin shtruar në tavolinë. Ndoshta ushqimin ekstra që do sjellim në tryezat tona për festa, mund t’ua dhurojmë familjeve që janë në nevojë në komunitetin tonë. Kështu edhe ata mund t’i gëzohen Krishtlindjes.

 Krijo Kujtime

Asgjë nuk është më e këndshme se të ecësh brenda një shtëpie ku sapo janë pjekur biskotat e Krishtlindjes dhe aroma ndihet gjithandej. Imagjino pastaj edhe t’i  hash. Vetëm kujdesu që të mos shpenzosh më shumë kohë se ç’duhet në kuzhinë duke përgatitur gjëra. Merr kohë për të qenë  me pjesën tjetër të familjes dhe krijoni kujtime bashkë. Psalmi 46:10  thotë “Ndaluni dhe pranoni qė jam Perėndi.”

Bëhu ti drita

Dritat e Krishtlindjes janë të mrekullueshme dhe krijojnë një simbolikë të mahnitshme të dritës që lindja e Jezusit solli në këtë botë. Ndërkohë që shijon dhe përqafon shkëlqimin e dritave këtë vit, bëj që edhe zemra jote të jetë drita e Krishtit në një botë që ka kaq shumë nevojë për Të.

Tek Mateu 5:16 thuhet “Ashtu le tė shndritė drita juaj para njerėzve, qė tė shohin veprat tuaja tė mira dhe ta lėvdojnė Atin tuaj qė ėshtė nė qiej.”

Çfarë mund të bëjmë në një ditë Krishtlindje?
4 gëzimet e Krishtlindjes

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>