004POC_Pietro_Sarubbi_003Ne jemi të gjithë si Baraba.

Në qoftë se ne mendojmë se Baraba është i keq sepse ai ishte një kriminel, dhe ne jemi të mirë, sepse ne nuk jemi si ai, gaboheni.

Unë jam Baraba. Çdo njeri është si Baraba në fakt.  Vrasës, hajdut, kriminel, rebel, shkelës i ligjit, shkatërrues. Të burgosur drejtësisht, të dënuar me të drejtë, të çliruar nga dënimi nga një zëvendësues i cili ka vdekur në vendin tim.

Unë jam Baraba. Çdo njeri është si ai

Shumica prej nesh mendojnë për veten si njerëz mjaft të mirë, ose të paktën ne nuk jemi aq keq sa shokët apo fqinjët. Dhe kjo është e vërtetë në një kuptim. Ne nuk kemi bërë gjëra aq të tmerrshme sa ato që të tjerët mund kenë bërë. Por ende duart tona nuk janë të pastra. Ne kemi mashtruar. Ne kemi gënjyer. Ne kemi përgojuar. Ne kami akuzuar në mënyrë të gabuar. Ne kemi dhënë justifikime. Ne kemi humbur durimin tonë. Ne kemi keqtrajtuar të tjerët.  Në dritën e Kalvarit, e gjithë mirësia jonë është asgjë tjetër veçse një rrobe e ndotur, përpara kryqit ne kuptojmë sa i madh është mëkati ynë në të vërtetë.

Duart tona nuk janë të pastra.12

Jezusi i pafajshëm morri vendin e Barabës fajtor.

Një mëkatar merr falas lirinë!

Një njeri i pafajshëm vdes!

Isaia 53 përmban lajmin e mirë që ne të gjithë duhet ta dëgjojmë. Ai u shtyp-për ne. Ai u plagos-për ne. Ai ishte rrahur, tradhtuar, tallur, e fshikulluar, kurorëzuar me gjemba, kryqëzuar për ne. Mëkatet tona çuan Jezusin në kryq. Por ai nuk ka shkuar pa dëshirë. Nëse mëkatet tona e çuan atë atje, ishte dashuria e tij për ne ajo që e mbajti atë në kryq.

Kështu në urtësinë e madhe të Perëndisë, ajo që duhet të ishte një katastrofë (vdekja e Birit të Perëndisë) ofron shpëtim për botën.

file_barabusfreedAshtu si Baraba, edhe ne meritojmë vdekjen, gjykimin dhe ferrin. Por për shkak të Shpëtimtarit pa mëkate që morri vendin tonë, dhe që, duke besuar në të, çdo fajtor mund të jetë i lire.

Besoni atij. Vraponi tek Jezusi që ju ka dashur dhe vdiq për ju. Çfarë mund të bëni për të, pas asaj që ai ka bërë për ty?

Jezusi apo Baraba. Zgjedhja është e juaja.

Pranvera
Si Pilati

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>