Lexo: Mateu 24:37-42

child_ms

Sokoli i tregonte nënës së tij plot entuziazëm: “Mami a e dëgjove se tek kopshti zoologjik do të na lënë që të ushqejmë gjirafat! A mund të marr para me vete në rast se më duhet të blej ushqim për t’i ushqyer? Ndonjëherë ata ofrojnë xhiro me deve! A ke hipur ndonjëherë mbi një deve?” Sokoli nuk mund të ulej akoma. Skuadra e skautistëve do të bënte një eskursion për në kopshtin zoologjik dhe ai mezi priste që të shkonte. Ai hidhej nga një cep i kuzhinës tek tjetri ndërsa e bombardonte nënën me pyetje. Më së fundi, Sokoli s’mund të qëndronte më në shtëpi. Ai pyeti: “A mund të pres jashtë?” Nëna ra dakord: “Sigurisht, por nuk kemi shumë kohë. Më prit pak minuta sa të takoj të tjerët, ti bëhu gati që të shkosh sapo unë të dal.” Jashtë derës, Sokoli dëgjoi të bërtitura dhe brohoritje që vinin nga një fushë bosh poshtë rrugës. ‘Çfarë po ndodh?’– mendoi ai dhe shkoi ta zbulonte. Disa djem nga lagjja po luanin futboll dhe njëri prej tyre sapo bëri një gjuajtje nga porta. Kështu tjetri bëri një lojë dyshe. Sokoli po qëndronte për të parë. Më së fundi, Sokoli kujtoi lajmërimin e nënës që të ishte gati për t’u larguar ndaj shpejtoi për në shtëpi. Ai pyeti ndërsa vrapoi për në shtëpi: “Kur do të shkojmë, nënë? Nëna u përgjigj: “Ne nuk do të shkojmë. Ti nuk ishe gati kur unë dola jashtë. Unë të thirra. Zoti Pëllumb më së fundi erdhi dhe tha se të kishte parë ty që po shkoje për ndeshjen e futbollit. Në atë kohë, ishte shumë vonë.” Sokoli ulëriu: “Por unë dua të shkoj në kopshtin zoologjik.” Nëna tha: “Më vjen keq, por është shumë vonë tani. Unë të paralajmërova, zemër.” Gjatë kohës së devocionit atë mbrëmje, babai lexoi nga libri i Mateut, ‘Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë që ju nuk mendoni’. Nëna tha: “Këto vargje më kujtojnë ty Sokol. Ti e dëgjove lajmërimin tim, por ti nuk ishe gati kur unë dola jashtë, kështu që e humbe udhëtimin për në kopshtin zoologjik. Njerëzit e përshkruar këtu ishin shumë të zënë me punët e tyre saqë dhe ata humbën diçka.” Babai tha: “Po. Studiuesit e Biblës besojnë se Noeu i paralajmëroi njerëzit për gjykimin që po vinte. Ata duhet ta kenë dëgjuar, por ndoshta menduan se do të ishin mirë. Ata nuk u penduan dhe nuk ishin gati kur përmbytja erdhi. Kjo është një gjë që duhet të mbajmë mend për të qenë gati për diçka të veçantë gjithashtu. Ne kemi nevojë  të besojmë në Jezusin si shpëtimtar dhe të jemi gati kur Ai të vijë të marri fëmijët e Tij për të qenë me Atë në parajsë.” Sokoli tundi kokën dhe tha me urtësi: “Të humbasësh parajsën do të jetë shumë më keq sesa të humbasësh kopshtin zoologjik!”

A je gati për kthimin e Jezusit? A e di se çfarë ke nevojë të bësh që të jesh gati për atë ngjarje? A mendon se je gati sepse shkon në kishë dhe bënë të gjitha llojet e gjërave të mira? Asnjë nga këto aktivitete nuk të përgatit ty për parajsën. Bibla thotë se mënyra e vetme për të qenë gati është duke pranuar Jezusin në zemrën dhe jetën tënde. Beso se çfarë Perëndia thotë dhe vendose besimin tënd në Jezusin tani, para se të jetë shumë vonë. (Shiko ABC-në e shpëtimit në fund të këtij libri.)

Ji gati për kthimin e Jezusit!

Miriam kujdeset për Mosiun
Kufi për frikën

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>